Lajme Zone
Magyar hap pasuritë e politikës, në sitë llogaritë dhe pronat e 20 viteve; po në Shqipëri pse tremben pushtetarët?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Magyar hap pasuritë e politikës, në sitë llogaritë dhe pronat e 20 viteve; po në Shqipëri pse tremben pushtetarët?

Sipas Magyar, qeveria ka vendosur që projektligji t'i paraqitet menjëherë Parlamentit. Nëse miratohet, autoritetet tatimore hungareze do të kenë mundësi të kontrollojnë pasurimin e politikanëve deri në 20 vite pas.

Magyar në Parlament Qeveria e Péter Magyar do të çojë në Parlament projektligjin që parashikon verifikimin e pasurimit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Kontrolli do të kryhet nga Administrata Kombëtare e Taksave dhe Doganave dhe mund të shkojë deri në 20 vite pas, duke krahasuar të ardhurat e ligjshme me pronat, llogaritë bankare, investimet, interesat në kompani dhe mënyrën reale të jetesës. Nisma ngre edhe një pyetje për Shqipërinë: pas vettingut të drejtësisë, a ka ardhur koha për një kontroll të thelluar të pasurimit të politikës? Kryeministri hungarez Péter Magyar ka njoftuar një projektligj që synon të hapë pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë ndaj një kontrolli shumë më të thellë sesa deklarimi periodik i tyre.

Sipas Magyar, qeveria ka vendosur që projektligji t'i paraqitet menjëherë Parlamentit. Nëse miratohet, autoritetet tatimore hungareze do të kenë mundësi të kontrollojnë pasurimin e politikanëve deri në 20 vite pas.

Magyar e ka prezantuar nismën si fundin e një sistemi ku, sipas tij, ajo që politikanët deklaronin në letër mund të ishte shumë larg nivelit real të pasurisë dhe mënyrës së tyre të jetesës.

“Për dekada, hungarezët kanë parë të pafuqishëm se si deputetë, politikanë, ministra dhe kryeministra kanë grumbulluar pasuri përrallore”, deklaroi Magyar, duke pretenduar se në një pjesë të rasteve pasurimi nuk mund të shpjegohej vetëm me pagat e ligjshme të funksionarëve.

Kontrolli nuk do të kufizohet te deklarata e pasurisë. Administrata Kombëtare e Taksave dhe Doganave, NAV, do të mund të analizojë pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare, interesat në kompani, sigurimet, investimet dhe elementë të tjerë të pasurisë, duke i krahasuar ato me të ardhurat e deklaruara dhe të tatuara.

Sipas skemës së paraqitur nga Magyar, verifikimi do të përfshijë deputetët, kryeministrin, ministrat, sekretarët e shtetit, komisionerët qeveritarë dhe komisionerët e kryeministrit.

Por sita nuk do të prekë vetëm politikanët që janë sot në pushtet.

Kontrolli do të shtrihet edhe te personat që kanë mbajtur këto funksione dhe mandati i të cilëve ka përfunduar gjatë pesë viteve të fundit. Ndërsa për politikanët që marrin poste tani ose në të ardhmen, NAV do të nisë verifikimin pasi të kenë kaluar dy vite nga mandati i parë. Në rast dorëheqjeje apo shkarkimi nga Parlamenti ose qeveria, kontrolli do të nisë automatikisht brenda 30 ditëve.

Një element tjetër i fortë është shtrirja e verifikimit përtej emrit të politikanit. Magyar ka deklaruar se autoritetet do të kenë mundësi të kontrollojnë edhe të dhënat që lidhen me familjarët, pikërisht për të identifikuar pasuri që mund të mos shfaqen drejtpërdrejt në deklaratat e zyrtarit. Qeveria hungareze kishte paralajmëruar që në korrik forcimin e kompetencave të NAV për analiza të tilla deri në 20 vite pas.

Nëse nga analiza rezulton se pasuria dhe të ardhurat e ligjshme nuk përputhen, NAV do të mund të kalojë në një kontroll të detajuar tatimor. Në rast dyshimesh për vepër penale, çështja mund t'u referohet strukturave hetimore, prokurorisë, policisë dhe Zyrës Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive.

Magyar ka vendosur edhe një prag për transparencën publike. Nëse ndaj një politikani konstatohet një deficit tatimor prej të paktën 5 milionë forintësh, emri, funksioni dhe shuma e konstatuar do të publikohen në listën e NAV-it.

Kryeministri hungarez këmbëngul se sistemi nuk do të funksionojë si një kontroll politik i kundërshtarëve nga qeveria. Sipas tij, verifikimet do të kryhen nga administrata tatimore dhe do të përfshijnë si ish-zyrtarët, ashtu edhe politikanët aktualë dhe ata që do të marrin funksione në të ardhmen. Magyar e ka përshkruar procedurën si një mekanizëm llogaridhënieje dhe jo hakmarrjeje politike.

Nisma vjen paralelisht me ngritjen në Hungari të Zyrës Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive, drejtimi i së cilës iu besua Anna Unger. Struktura nisi zyrtarisht funksionimin në shtator dhe është një tjetër element i politikës së qeverisë Magyar për kontrollin dhe rikuperimin e pasurive që dyshohet se lidhen me abuzimin me fondet publike.

Ajo që po ndodh në Budapest ngre në mënyrë të pashmangshme edhe një pyetje për Shqipërinë.

Shqipëria kaloi një proces të jashtëzakonshëm vettingu në sistemin e drejtësisë. Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu kontrolluan pasuritë dhe burimet e krijimit të tyre, krahas komponentëve të tjerë të rivlerësimit. Politika, ndërkohë, nuk ka kaluar një proces të njëjtë vettingu pasuror. Zyrtarët dhe të zgjedhurit kanë detyrimin e deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKI-së, përfshirë interesa të caktuara të bashkëshortëve, bashkëjetuesve dhe fëmijëve madhorë.

Dhe këtu lind pyetja: nëse u konsiderua i domosdoshëm kontrolli i thelluar i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, a ka ardhur koha që një debat i tillë të hapet edhe për politikanët shqiptarë?

Jo thjesht një formular deklarimi çdo vit, por një mekanizëm që të vendosë përballë njëra-tjetrës pagën dhe të ardhurat e ligjshme me pasurinë reale të krijuar ndër vite: prona, llogari, kompani, investime dhe interesa ekonomike, sipas një kuadri ligjor me garanci të qarta dhe të zbatueshëm njësoj për të gjithë.

Në një vend ku pasuria e politikanëve dhe origjina e saj janë vazhdimisht objekt debati publik, modeli që po propozohet në Hungari e sjell pyetjen drejtpërdrejt në Tiranë: pas vettingut të drejtësisë, a ka ardhur radha që edhe politika të përballet me një verifikim të thelluar të pasurimit? /Pamfletimagyar pasurite 1 Komente I Ilir 21 Shtator 2026, 19:46 Nuk behet dot per momentin ne Shqiperi sepse nuk ka nje Peter Magyar. Ose me sakte, ka njerez te tille si psh deputetet e partia Mundesia, por nuk kane fuqi sepse rreth 90% e deputeteve jane te implikuar, pjesa tjeter jane te rinje dhe nuk kane patur kohe te ngrene pasuri si 90%-shi i implikuar, te cilet jane po te njejtet qe e kane zhytur kete vend ne skamje, droge dhe korrupsion. Prandaj e shoh te pamundur. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Beteja për pagat zhvendoset në Kushtetuese, magjistratët ankimojnë ligjin e ri të qeverisë Rama 21 Shtator 2026, 14:4814:48Politike Kushtetuesja i mbyll derën Lapajt për 4 mln eurot e Kanye West, padia nuk kalon në seancë 21 Shtator 2026, 13:4613:46Politike Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S'ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e pakicës 21 Shtator 2026, 12:0912:09Politike Balla përplaset me Bardhin në Komitetin Shqipëri-BE: Kuvendi nuk bën ligje me porosi, drejtojuni drejtësisë 21 Shtator 2026, 11:5911:59Politike Integrim me Parlament të bllokuar? Bardhi: Rama refuzon llogaridhënien, mazhoranca vendimet e Kushtetueses 21 Shtator 2026, 11:2911:29Politike Ambasadorja e BE-së thirrje qeverisë Rama: Vijoni reformat që të mos kemi kthim prapa 21 Shtator 2026, 11:1311:13Politike