Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me shqiptarët në Michigan të SHBA-ve, komentoi edhe protestat e thirrura kundër tij nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se protesta është një e drejtë, që duhet t;ia kishin shprehur edhe përballë.
Sipas Ramës, Mund të mos biesh fare dakord dhe mund të theresh me fjalë për të mbrojtur pozicionin tënd, tjetri të vetin, por tjetër është ta bësh këtë me respekt për tjetrin dhe tjetër është ta bësh këtë duke u kapur për fyti me tjetrin. “Përpara se të vija këtu, dëgjova që disa shqiptarë të komunitetit kishin bërë thirrje për të protestuar me rastin e vizitës sime. Është e drejta e tyre, por do të kisha dëshiruar të ishin këtu edhe ata. Përballë meje, që kundërshtitë t’i thoshin me zë dhe përgjigjet t’i dëgjonin me zë.
Cilësia e jetës demokratike nuk përcaktohet nga sa shpesh ne biem dakord, por nga mënyra se si ne nuk biem dakord. Mund të mos biesh fare dakord dhe mund të theresh me fjalë për të mbrojtur pozicionin tënd, tjetri të vetin, por tjetër është ta bësh këtë me respekt për tjetrin dhe tjetër është ta bësh këtë duke u kapur për fyti me tjetrin.
Demokracia është një mosdakordësi që e përjashton urrejtjen, një përballje që nënkupton respektin dhe një luftë ku qëllimi nuk justifikon çdo mjet.
Gjithsesi, kjo e demokracisë është një rrugë shumë më e gjatë se ajo që kishim imagjinuar, sepse nuk mjafton vetëm të jesh i lirë për të pasur një shoqëri ku demokracia funksionon për të gjithë”,-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

