Biznesmeni dhe pronari i mediave, Irfan Hysenbelliu, që pretendon se është “Berlusconi shqiptar”, me sa duket nuk i ka ngjarë aspak.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, Irfan Hysenbelliu është një njeri i mbytur në borxhe.
Burime zyrtare të Ministrisë së Financave iu përgjigjën pyetjes së CNA në lidhje me borxhet që ka Irfan Hysenbelliu në shtet.
Sipas të dhënave zyrtare, Hysenbelliu ka rreth 20 milionë euro borxh në shtet. Prej tyre, rreth 10 milionë euro janë borxhe ndaj Tatimeve të kryeqytetit dhe 10 milionë euro janë borxhe të tjera.
Jo pa qëllim, Irfan Hysenbelliu është kthyer në njeriun kryesor që gjoja mbështet protestat. Irfan Hysenbelliu nuk mbështet protestat, kërkon të shpëtojë për të mos paguar taksat 2 Qershor, 17:52 Hysenbelliu nuk ka as hallin e protestës, as të protestuesve, as të qytetarëve, nuk ka hallin e pensioneve, rrogave apo mjerimit, pasi është biznesmen, por ka hallin e 20 milionë eurove borxh në Tatime të cilat nuk do t'i paguajë.
Bëhet fjalë për borxhe të akumuluara prej vitesh dhe Irfani, si gjithmonë, ka “stilin” që do t'i negociojë dhe të paguajë më pak. Ka vepruar njësoj siç ka bërë dhe me kreditë bankare prej dhjetëra miliona eurosh, dhe nga ana tjetër fshihet duke thënë se është një biznesmen i madh dhe parimor. Në fakt, parimi i Irfanit është të mos paguajë taksat në shtet dhe borxhet, apo të ndërtojë pa leje. Pa përmendur këtu edhe detyrimet që Irfan Hysenbelliu ka ndaj të tretëve, që në fakt, janë një histori e atyre që zgjedhin të bashkëpunojnë me të. DETAJET/ Njerëzit e Irfan Hysenbelliut morën peng Tatimorët
19 Korrik, 18:17 Sipas të dhënave zyrtare, borxhi prej rreth 20 milionë eurosh po tentohet të mblidhet nga Tatimet, por me sa duket është mjaft e vështirë.
Për mburojë, Irfani përdor mediat e tij, me të cilat më pas sulmon inspektorët e Tatimeve, drejtuesit e Tatimeve apo punonjësit e administratës shtetërore, të cilët shkojnë të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën. Pra, përtej propagandës që shikojmë çdo ditë në media sikur Irfani është një mbështetës i madh i protestave, hallet e Irfanit nuk janë hallet e protestuesve, por është halli prej 20 milionë eurosh që ka detyrim ndaj shtetit dhe të cilat me sa duket nuk do t'i paguajë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

