Lajme Zone
“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn!” – Pankartat pikante dhe ironike në ditën e 64-të të protestës para Kryeministrisë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn!” – Pankartat pikante dhe ironike në ditën e 64-të të protestës para Kryeministrisë

Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk ka kaluar vetëm me fjalime të fortë nga foltorja, por edhe me mesazhe mjaft goditëse dhe ironizuese të përcjella përmes pankartave nga qytetarët pjesëmarrës.

Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk ka kaluar vetëm me fjalime të fortë nga foltorja, por edhe me mesazhe mjaft goditëse dhe ironizuese të përcjella përmes pankartave nga qytetarët pjesëmarrës. Të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mazhorancës dhe vendimmarrjeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke përdorur me doza të forta humori dhe satire politike. Pankarta që tërhoqi vëmendjen më të madhe të pranishmëve dhe mediave mbante një mbishkrim të drejtpërdrejtë për zhvillimet e fundit në vend: “Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn!”

Mesazhe të tilla simbolizojnë mllefin e qytetarëve ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një standard të dyfishtë të drejtësisë dhe mungesë llogariadhënieje nga ana e kabinetit qeveritar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb