Lajme Zone
Irani sulmon me dronë bazën amerikane në Kuvajt, Bahreini dhe Arabia Saudite raportojnë interceptime
BotëBalkanWeb

Irani sulmon me dronë bazën amerikane në Kuvajt, Bahreini dhe Arabia Saudite raportojnë interceptime

Ushtria iraniane ka sulmuar me dronë bazën ajrore Ali al-Salem në Kuvajt, duke shënjestruar, sipas pretendimeve të saj, instalimet amerikane të dronëve dhe raketave në këtë objekt.

Ushtria iraniane ka sulmuar me dronë bazën ajrore Ali al-Salem në Kuvajt, duke shënjestruar, sipas pretendimeve të saj, instalimet amerikane të dronëve dhe raketave në këtë objekt. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, e cila bëri me dije se ushtria kishte marrë përgjegjësinë për sulmin. Më herët, ushtria kuvajtiane njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar për të zmbrapsur sulmet me dronë armiqësorë. Ndërkohë, edhe Bahreini raportoi sulme nga Irani. Ushtria e vendit deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar disa sulme ajrore që synonin mbretërinë. Situata është tensionuar gjithashtu në Arabinë Saudite, ku autoritetet njoftuan neutralizimin e një rakete të lëshuar nga rebelët Huthi në drejtim të kryeqytetit, Riad. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb