Lajme Zone
“Investim për ekonominë dhe Tiranën”/ Rama sqaron pse u dhanë 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Investim për ekonominë dhe Tiranën”/ Rama sqaron pse u dhanë 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West

Kryeministri Edi Rama dha sot një përgjigje lidhur me shifrën prej 4 milionë eurosh që u dhanë për koncertin që u mbajt në Tiranë të reperit amerikan Kanye West. Në një video shpjeguese të gjatë të postuar në rrjetet e tij sociale, Rama e cilëson si një investim për Shqipërinë dhe ekonominë e kryeqytetit. Po ashtu, Rama nuk ngurroi të quante të guximshme atë që sipas tij është hedhje helmi në vesh

Kryeministri Edi Rama dha sot një përgjigje lidhur me shifrën prej 4 milionë eurosh që u dhanë për koncertin që u mbajt në Tiranë të reperit amerikan Kanye West.

Në një video shpjeguese të gjatë të postuar në rrjetet e tij sociale, Rama e cilëson si një investim për Shqipërinë dhe ekonominë e kryeqytetit.

Po ashtu, Rama nuk ngurroi të quante të guximshme atë që sipas tij është hedhje helmi në veshët e qytetarëve, ndërsa ky fakt u ekspozua publikisht. “Pensionet nuk paguhen nga pesimizmi, spitalet nuk ndërtohen nga konfuzimi i çdo nisme të madhe. Mirëqenia nuk lind nga zvogëlimi i ëndrrave, por nga guximi për të parë e synuar më larg dhe duke krijuar më shumë vlerë, duke pasur kurajën për të guxuar më shumë. Ndërkohë që hedhin pa pushim helm në veshët e njerëzve, nga pensionistët e deri te më të rinjtë, duhet të ekspozohen para faktit se ato 4 milionë eurot ishin një investim për të shpëtuar një investim më të madh për Shqipërinë dhe ekonominë e Tiranës”,-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.