Lajme Zone
Investigimi zbulon 252 leje në bregdet, kush po e zotëron vijën bregdetare shqiptare?
PolitikëPolitiko

Investigimi zbulon 252 leje në bregdet, kush po e zotëron vijën bregdetare shqiptare?

Një investigim i publikuar nga platforma "Who Owns the Albanian Coast" ka hedhur dritë mbi mënyrën se si është zhvilluar bregdeti shqiptar gjatë dekadës së fundit. Në artikull është publikuar një databazë me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) të miratuara në periudhën 2015–2026, ndaj sipas autorëve të projektit, dokumenton lejet e zhvillimit dhe ndërtimit përgjatë vijës bregdeta

Një investigim i publikuar nga platforma "Who Owns the Albanian Coast" ka hedhur dritë mbi mënyrën se si është zhvilluar bregdeti shqiptar gjatë dekadës së fundit.

Në artikull është publikuar një databazë me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) të miratuara në periudhën 2015–2026, ndaj sipas autorëve të projektit, dokumenton lejet e zhvillimit dhe ndërtimit përgjatë vijës bregdetare, duke identifikuar zhvilluesit, arkitektët, sipërfaqet e përfshira në projekte, si edhe mekanizmat ligjorë që kanë bërë të mundur realizimin e tyre. Investigimi vjen vetëm pak javë pas protestave të njohura si "Revolucioni i Flamingove", të zhvilluara në qershor të vitit 2026, të cilat u konsideruan si protesta më e madhe mjedisore në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. \

Protestat u nxitën nga projekti për ndërtimin e një resorti luksoz të fondit të investimeve të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, në zonën e lagunës Vjosë-Nartë, shkruan politiko.al. Autorët e investigimit argumentojnë se rasti i Vjosë-Nartës nuk është i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë zhvillimi. Sipas tyre, çdo projekt kalon përmes një zinxhiri vendimmarrjesh, duke nisur me lejen e zhvillimit, më pas me lejen e ndërtimit dhe, në shumë raste, me ndryshime të mëvonshme që zgjerojnë sipërfaqen e investimit, shtojnë faza të reja ose përfshijnë kompani të tjera.

Në analizën e tyre, shkrimi thekson se ky proces është mbështetur në dy shtylla kryesore ligjore.

E para është Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015, përmes të cilit qeveria u ka dhënë projekteve të caktuara status të favorshëm, duke përfshirë procedura të përshpejtuara, lehtësi fiskale dhe akses preferencial në prona publike.

Shtylla e dytë lidhet me ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Sipas investigimit, në vitin 2021 mijëra hektarë humbën statusin e mbrojtjes për përdorime të cilësuara si "strategjike", ndërsa një tjetër ndryshim ligjor në vitin 2024 hapi më tej rrugën për zhvillimin e infrastrukturës turistike në zona që më parë ishin të mbrojtura, shkruan politiko.al. Databaza e publikuar nga "Who Owns the Albanian Coast" mbulon të gjithë vijën bregdetare shqiptare, nga Shkodra deri në Sarandë, dhe u mundëson përdoruesve të kërkojnë sipas zonës, investitorit apo vendimit të KKT-së.

Sipas autorëve, analiza e këtyre 252 vendimeve tregon se transformimi i bregdetit nuk ka qenë rezultat i projekteve të izoluara, por pjesë e një politike të koordinuar zhvillimi. Ata argumentojnë se kjo qasje ka ndryshuar ndjeshëm peizazhin bregdetar, ndërsa ndikimi mbi mjedisin mbetet një nga çështjet më të debatueshme.

Platforma synon të krijojë një bazë të hapur të dhënash mbi zhvillimet në bregdet dhe të ofrojë transparencë mbi mënyrën se si janë miratuar projektet përgjatë vijës bregdetare shqiptare. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm