Shqipëria e filloi në mënyrën e duhur Nations League, teksa skuadra e Maran fitoi 2-0 ndaj Bjellorusisë. Për këtë takim, për risitë nën drejtimin e Maran, pritshmëritë dhe objektivat, bëri analizën e tij trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro, në një intervistë për Sport Neës në Neës 24, me moderatoren Trevisa Tufa. Profe, çfarë shije të la kjo sfidë e parë zyrtare, një fitore 2-0, bindëse, me çfarë note do e vlerësoje? Pozitive patjetër, si rezultat por edhe për atë që pamë gjatë 90 minutave. Ishte ndeshje jo e lehtë, vinim nga një situatë jo e mirë. Nuk ishim mirë psikologjikisht. Kishim përballë një rival që ishte në formë. Pashë edhe detaje pozitive gjatë ndeshjes. Në letër, por dhe në fushë, pamë një ekip shumë sulmues, me 4 lojtarë ofensivë përpara, tentuam 20 herë kuadratin, diçka jo normale për një trajner italian, të pëlqeu skema dhe mënyra e lojës së Maran? Nuk jam shumë dakord që ishte lojë sulmuese, por ishte lojë me cilësi. Risia ishte, e kam thënë edhe herët e tjera, ishte Muçi i vendosur si sulmues i dytë. Kur ishte në kontakt me topin i jepte diçka pozitive. Ne e dinim mirë që me një gol të pësuar, situata do ndryshonte. Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga kjo dalje e parë zyrtare, çfarë do veçoje?
Më bëri përshtypja vendosja e Pilos, ishte një zgjedhje e guximshme e Maran për të lënë në stol dikë si Mitaj. Pilo ishte një nga më të mirët në të gjitha aspektet. Është bërë konkurencë e madhe në krahun e majtë.
Muci u aktivizua aty ku duhej dhe kjo më bëri përshtypje. Këtë pozicion duhet ta merrte këtu e para dy vitesh.
Bëri shumë zhurmë dhe deklarata e tij pas ndeshjes: “Kam vetëm 4-5 ndeshje si titullar në 5 vitet e fundit”. A ishte ky një thumbim për Sylvinho-n dhe një ankesë e drejtë e Muçit?
Të kishte qënë një futbollist tjetër, nuk e di. Duket që është djalë serioz. Një lojtar 25-26 vjeç të ketë katër pesë ndeshje, nuk është normale.
Mqs jemi tek ndryshimet. Maran, nuk ftoi në përfaqësuese lojtarë si Broja apo Bajrami, dy elementë kyç në vitet e fundit, la gjithashtu të stol Mario Mitaj, lojtarë që konsideroheshin të pa prekshëm me Sylvinho-n. Pra, vlerëson dhe aktivizon lojtarët më në formë. Si i shihni këto ndryshime, këtë qasje të re?
Zgjedhjet e trajnerit ishin të duhurat. Nuk bëri situatë çorientuese, secili lojtar ishte në vendin e tij. Në vend të Seferit, u fut Uzuni. U largua Manaj, u fut Daku.
Edhe në deklaratë tha që tani e njoh skuadrën. Patjetër që çdo trajner ka idetë e veta. Ishte kurajoze lënia në stol e Mitaj, por është e shpjegueshme, pasi ai ka patur probleme për aktivizimin e tij. Duke patur alternativë tjetër si Pilo, ky zëvendësim është i arsyeshëm. Hysaj po luan thjeshtë dhe është i rëndësishëm.
Përpara ndeshjes, edhe vetë presidenti Duka, u shfaq i shqetësuar, pranoi se ky nuk është maksimumi që vjen ekipi përfaqësues, thuajse të gjithë lojtarët janë larguar nga Serie A, apo kampionet e rëndësishme. A të shqetëson ky fakt? E shihni të vështirë këtë trazicion në ekipin përfaqësues? Ka shumë lojtarë, kemi futbollistë mjaftueshëm. Brojën nuk e ke në ekip, ka alternativa. Ju duhet të dini që edhe Kosova ka lojtarë që nuk i fton më.
Ndeshja e fundit në grup do luhet në Budapest ndaj Bjellorusisë.
Ky është lajm pozitiv.
Kaluam me sukses një rival si Bjellorusia që nuk humbiste prej 6 ndeshjeve radhazi, tani luajmë ndaj San Marino-s në transfertë. Çfarë ndeshje presim. A duhet të luajë Shqipëria “all-in” në kërkim të goleadës?
Me atë fitore 0-7 të Finlandës, e vështirë për ta arritur. E rëndësishëm që të fitojmë të dyja ndeshjet ndaj San Marinos. Do bëhet rotacion 100%. Fokusimi do jetë në Finlandë.
Pritet një ndryshim i ndjeshëm ndaj San Marinos, po projektohet Daku nga minuta e parë, i mbështetur nga Uzuni, Mehmeti dhe Muçi, nuk preket vetëm Muçi në raport me ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Si të duken këto ndryshime? Daku ka treguar vlerat, lojtar i fortë. Mitajn që s’ka minuta, për të treguar ja ku e ke. Mitaj e kupton tani që ka alternativë të fortë. Është hera e parë që opinioni nuk ndihet më për Brojën. Duke patur parasysh, është goditje për atë. Jam i bindur që do thirret përsëri. Ky mos-angazhim do i shërbejë me siguri. Për mua edhe mund të thirrej.
Profe, ka vetëm një objektiv në lidhje me këtë turne. Kërkohet vendi i parë në Grup. A është një objektiv real, i drejtë. A do të ishte zhgënjim nëse nuk e fitojmë këtë grup, ku në letër Finlanda duket rivali më i fortë? Zhgënjim do jetë nëse nuk do jemi në vendin e parë. Ky është futbolli, mundësitë i kemi. Testi i parë ishte pozitiv. Imagjino nëse nuk do kishim fituar.
Një koment edhe për Kosovën. 2 ndeshje 3 pikë. Fitore 1-0 ndaj Irlandës, por pësoi një humbje të rëndë 3-1 përballë Austrisë. Si e keni parë Kosovën në këto dy ndeshja të para?
Super ndeshje në të parën me Irlandën në të gjitha aspektet. Me Austrinë jo se humbi nga ato, por ishte anti-tezë e paraqitjes me Irlandën. Në shumë aspekte, ndoshta unë ja vendos çik euforisë. Austria e kishte vlerësuar më shumë ndeshjen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Shqiperia

