Lajme Zone
Integrimi/ Shqipëria drejt mbylljes së një tjetër kapitulli me BE, më 13 tetor Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Integrimi/ Shqipëria drejt mbylljes së një tjetër kapitulli me BE, më 13 tetor Rama në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër kapitull në negociatat me BE-në. Më 13 tetor do të mbahet mbledhja ndërqeveritare, ku pritet mbyllja e kapitullit 20 për biznesin dhe politikat industriale. Deri tani janë mbyllur 3 kapituj, ndërsa synimi është përfundimi i negociatave deri në 2027.

Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë në BE. Report Tv mëson se më 13 tetor do të mbahet në Bruksel konferenca ndërqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për mbylljen e Kapitullit 20 që lidhet me biznesin dhe Politikat Industriale. Në mbledhjen ndërqeveritare pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama. Shqipëria mbylli në korrik tre kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian, nga 33 në total. Vendi konsiderohet tashmë plotësisht i njësuar me standardet europiane për kapitullin 25 kërkimin shkencor, Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën si dhe kapitullin 30, atë të marrëdhënieve me jashtë. LEXO EDHE:VKM/ Qeveria miraton projektligjin për mbikëqyrjen e konglomerateve financiare, rregulla më të forta për bankat dhe shoqëritë e sigurimit Në Konferencën Ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, zyrtarët europianë vlerësuan ritmin e reformave, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër gur kilometrik. Me mbylljen e 3 kapitujve të parë në korrik, Shqipëria shënoi rekord në shpejtesinë e ecurise se negociatave dhe është drejt arritjes së objektivit për të mbyllur 10 kapitujt brenda këtij viti, si dhe të gjithë kapitujt brenda vitit 2027-të. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: integrimi ne be BE edi rama Bruksel konferenca nderqeveritare negociatat me be Hapja e negociatave Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3493 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?