Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”/ Rama: Heqja e vetos, më e mira për Europën


CERNOBBIO, ITALI – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi gradual është mënyra e vetme për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa ka kërkuar heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit.

CERNOBBIO, ITALI – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi gradual është mënyra e vetme për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa ka kërkuar heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit.

Duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama tha se vendet kandidate duhet të integrohen gradualisht duke nisur nga tregu i përbashkët dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të BE-së.

Kryeministri Rama e krahasoi situatën e vendeve që synojnë anëtarësimin me një familje europiane që ende ka “fëmijë jashtë shtëpisë”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE dhe për ta nisur nga pjesa reale që është tregu u përbashkët dhe elementëve të tjerë të rëndësishëm. BE ka 7 fëmijë jashtë. I kam thënë Ursula Von der Leyen, kur rrisje fëmijët i kishe në shtëpi. Më thonë pse Edi thua që nuk kemi nevojë për veto. Unë i them si Europianë nuk keni nevojë për veto. Do ishte më mirë për Europën dhe për ne. Problemi nuk është Italia. Nuk shoh që Franca të ketë 2/3 e Parlamentit. Imagjinoni të thonë ata mirë se vini Shqipëri apo kushdo tjetër…Veto është pengesë që mund të hiqet. “, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet