Çdo kontroll i kryer nga inspektorët pritet të regjistrohet me kamera trupi. Brenda 8 deri në 9 muajve të ardhshëm, të gjithë inspektorët në rang kombëtar do të pajisen me kamera inteligjente, një masë që synon të rrisë transparencën dhe të kufizojë abuzimet në terren. Njoftimin e bëri kreu i Inspektoratit, Dashnor Sula, gjatë një aktiviteti në Gjirokastër. Sipas tij, pajisja me kamera është pjesë e reformës që po zbatohet në sistemin e inspektimeve dhe do të shoqërohet me digjitalizimin e plotë të procesit. LEXO edhe...Auron Tare: Hapësira të vogla për halle të mëdha Sula tha se kombinimi i kamerave të trupit me sistemin e ri digjital do të ndihmojë në minimizimin e favorizimeve, shkeljeve dhe rasteve të korrupsionit nga ana e inspektorëve, duke e bërë çdo kontroll të verifikueshëm. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të përdorin platformën sigurt.gov.al për të raportuar çdo rast abuzimi apo shkeljeje që hasin gjatë marrjes së shërbimeve. Sipas Sulës, platforma garanton anonimatin e denoncuesve, ndërsa informacionet e marra do të përdoren për identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të paligjshmërisë. U.D/ReportTv.al Dashnor Sula Gjirokaster Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 2649 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

