Lajme Zone
Inflacioni në korrik arriti në 3.4%! Ushqimet kryesojnë rritjen, perimet shtrenjtohen me 10%! Booking dhe AirBNB shtojnë presionin, qiratë rriten me 5.2%!
EkonomiReport TV

Inflacioni në korrik arriti në 3.4%! Ushqimet kryesojnë rritjen, perimet shtrenjtohen me 10%! Booking dhe AirBNB shtojnë presionin, qiratë rriten me 5.2%!

Inflacioni në korrik arriti në 3.4%, niveli më i lartë që prej janarit 2024. Shtrenjtimi në muajin e kaluar u udhëhoq kryesisht nga çmimet e larta të ushqimeve sidomos të perimeve, si dhe rritja e kostove të karburanteve. Në të njëjtën kohë, sezoni turistik ka shtuar presionin mbi akomodimin dhe qiratë, duke i bërë veçanërisht më të kushtueshme qëndrimet turistike.

Me të njëjtën shumë parash shqiptarët po blejnë më pak ushqime apo mallra të tjera. Kostot e jetesës u rritën edhe më shumë në korrik thotë INSTAT pasi inflacioni arriti në 3.4%, shifra më e lartë në 2 vite e gjysmë. Ushqimet kryesojnë me ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit me 1.18%, praktikisht gati 50% e inflacionit vjen si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. LEXO edhe...S’ndryshon norma bazë e interesit, inflacioni në kontroll por ekonomia po ngadalësohet! Sejko: Në nëntor gati sistemi i pagesave të shpejta Pas tyre renditen shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike, me 0.83 pikë përqindje ku peshën më të madhe prej muajsh në këtë grup vijon ta mbajë shtrenjtimi i qirave të apartamenteve. Grupi i tretë transporti me kontribut në inflacion me 0.52 pikë përqindje, për shkak se u përshkallëzuan tensionet në Lindjen e Mesme, e për pasojë u rritën më tej çmimet e hidrokarbureve. Nga raporti i INSTAT për muajin e kaluar bie në sy fakti që edhe pse jemi në kulmin e sezonit të prodhimit vendas, qytetarët shqiptarë por edhe turistët po konsumojnë më shtrenjtë. Në raport me vjet çmimet e ushqimeve u rritën me 3.5%, dhe ndikimi kryesor është dhënë nga shtrenjtimi i perimeve. Me 10.1% janë rritur çmimet e perimeve dhe bishtajorëve, në kulmin e prodhimit të tyre, duke dëshmuar për shtim të kostove për bujkun shqiptar e për pasojë reflektohet në çmim më të lartë për konsumatorët. Në të njëjtën kohë, një pjesë e nevojave të tregut mbulohet nga importi, duke bërë që çmimet e produkteve ushqimore të ndikohen edhe nga kostot e produkteve të importuara. Më tej me 9.4% janë shtrenjtuar produktet e detit krahasuar me vjet, ndjekur nga rritja me 4.6% e mishit. Sa i takon transportit, si kategori ka shtrenjtimin më të lartë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar me 8%, brenda të cilit vetëm nafta është shtrenjtuar me 9.1% në muajin e kaluar. Gjithashtu këtij grupi në tre muajit e fundit ka regjistruar rritje të fortë shërbimet postare dhe korrierët me 13.5% krahasuar me vjet. Ndërkohë, turizmi dhe rritja e kërkesës për apartamente me qira në platformat Booking apo AirBnB, po ndikon në shtrenjtimin e qirave, të cilat në korrik regjistruan rritje me 5.2% krahasuar me vjet. Ky shtrenjtim reflektohet edhe në të dhënat e akomodimeve për qëllime turistike. Sipas INSTAT grupi “Restorante dhe shërbime akomodimi”, ka regjistruar një shtrenjtim mesatar me 2.7%, por vetëm akomodimi ka pësuar rritje 9.4%, kurse bie në sy që konsumi në restorante po kushton thuajse sa vjet, me rritje vetëm 2.1%. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar më herët për një inflacion mbi 3% përgjatë gjithë vitit 2026. ÇMIMET E PRODUKTEVE TË SHPORTËSMish i freskët 4.6%Peshk/ produkte deti 9.4%Bulmet dhe vezë 3.1%Perime dhe bishtajore 10.1%Pije joalkoolike 3.8% U.D/ReportTv.al cmimet e ushqimeve inflacioni Instat Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.4% Jo 45.3% I/e dyzuar 8.3% Vota total: 1138 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?