Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Infarktet, 15% e rasteve te persona nën moshën 45 vjeç! Kardiologu Edison Skëndo: Ndryshoni stil jetese! Bëni analiza të paktën 1 herë në vit (VIDEO)


Problemet kardiake po prekin gjithnjë e më shumë moshat e reja, dhe përveç faktorëve gjenetikë, po ndikon edhe stili i jetesës dhe ushqimi i pashëndetshëm. Vitet e fundit 15% e rasteve të infarktit, ndodhin te persona nën moshën 45 vjeç. Mjekët apelojnë për kontrolle periodike, të paktën 1 herë në vit.

Temperaturat e larta të kësaj vere japin veçanërisht ndikim tek persona që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, hipertension dhe diabet. “Temperaturat e nxehta kanë një rol të rëndësishëm në pacientët tanë kardiakë, të cilët dekompensohen dhe paraqiten pranë urgjencave. Ka një shpeshtim të moshave të reja. Kjo vjen edhe si pasojë e stilit të jetesës, obezitetit, duhan pirja”,- thotë Edison Skëndo, mjek kardiolog. Mjeku kardiolog në spitalin e Beratit, Edison Skëndo thotë se ataku kardiak, tashmë nuk është më një sëmundje e moshës së tretë, por po prek edhe të rinjtë. LEXO EDHE:IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë “Është ulur pragu nën 35-40 vjeç. Ndikojnë faktorët gjenetikë, hiperkolisterolemia familjare. 10-15% e infarkteve ndodhin nën moshën 45-vjeçare. Ato shkaktohet nga mbyllja e një ene koronare, nga mosfurnizimi i muskulit të zemrës me oksigjen dhe me gjak dhe për pasojë ndërhyrja nga ana jonë në mënyrë të shpejtë është shpëtuese zemrën dhe për vetë jetën e pacientit, nëpërmjet koronarografisë”,- thotë Skëndo. Mjeku këshillon se për të evituar rastet tragjike, së pari duhet ndryshuar stili i jetesës, dhe duhet të bëhen kontrolle periodike te specialistët. “Nuk duhet ardhur vetëm në momentin që ai ka ankesa specifike. Duhet bërë një check-up analizash duke filluar nga sheqeri i fshehtë, kolesteroli, veshka, analizë gjaku, teroide. Kontrolle peridoke dhe tek moshat që janë 35-45 vjeç, minimalisht ne rekomandojmë një kontroll të paktën 1 herë në vit. Evitimi i vapës, i pikut të orëve të nxehta të temperaturave, hidratimi i vazhduar, ushqime sa më të lehta”,- thotë kardiologu. Në Repartin e Kardiologjisë të Spitalit Rajonal të Beratit dhe në Poliklinikën e Specialiteteve, fluksi i vizitave ambulatore është rritur ndjeshëm, duke arritur në rreth 60–70 vizita në ditë. Share K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: infarkt Edison Skëndo Berat Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.6% Jo! 18.2% Disi! 3.1% Vota total: 1979 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?