Lajme Zone
Ina Zhupa: 'The Albanian Files' kundër interesit publik, Shqipëria e projektuar për oligarkët!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ina Zhupa: 'The Albanian Files' kundër interesit publik, Shqipëria e projektuar për oligarkët!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i është rikthyer këtë të diel akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për “The Albanian Files”, duke e cilësuar atë si një projekt që, sipas saj, është ngritur në favor të oligarkëve dhe në dëm të interesit publik.

Me një video të 5 qershorit ku shfaqet Edi Rama në një intervistë me CNN, deputetja demokrate Ina Zhupa i është rikthyer këtë të djelë librit “the Albanian Files’ duke e përshkruar si një projekt që sipas saj Rama ka ngritur kundër interesit publik dhe në favor të oligarkëve. “The Albanian Files” ndodhet “Shqipëria e Re” që Edi Rama ka projektuar, një Shqipëri për oligarkët, kundër shqiptarëve. Një libër ku shfaqen projekte mbi toka publike, në zona të mbrojtura, pranë trashëgimisë kombëtare dhe mbi asete publike. Një klient i paracaktuar, një studio e përzgjedhur vetë, miliona euro projekte dhe vizioni i një njeriu si plan zhvillimor për vendin. Arkitektët në zyrën e “kryearkitektit” Rama, duke pikturuar Shqipërinë që i shërben pakicës dhe jo shumicës së shqiptarëve. Dhe për të gjithë skeptikët që thonë se “është thjesht një libër”, dëgjojeni një moment sinqeriteti në CNN. Nuk është thjesht një libër. Është projekti i Shqipërisë që Rama ka vendosur pa pyetur për interesin publik dhe për shqiptarët” shkruan ajo në rrjete sociale. LEXO edhe...'Urrejtja shet', Yuval Noah Harari shpjegon si funksionojnë algoritmet e rrjeteve sociale: Objektivi s'është e vërteta! Rama: Një nga mendjet më largapamëse të botës së sotme (VIDEO) U.D/ReportTv.al Ina Zhupa edi rama the Albanian Files Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 0% Drejtësia 0% Nuk e di 0% Vota total: 0 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?