Lajme Zone
Shqipëria vijon “luftën” me flakët/ 4 vatra zjarri mbeten aktive, situata më problematike në Malin e Dajtit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria vijon “luftën” me flakët/ 4 vatra zjarri mbeten aktive, situata më problematike në Malin e Dajtit

Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve nga ajri dhe toka janë përdorur gjithashtu 4 helikopterë dhe janë angazhuar 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Shqipëria vijon “luftën” me flakët Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra zjarri u raportuan në 24 orët e fundit, në terren 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera mbahen nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve nga ajri dhe toka janë përdorur gjithashtu 4 helikopterë dhe janë angazhuar 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë konstatuar riaktivizime dhe zgjerim i zjarrit. Gjatë ditës së sotme, operacioni vijon me angazhimin e 15 zjarrfikësve, 9 forcave të AdZM-së dhe 20 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Në qarkun Dibër vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe bashkisë, si dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në Sllatinë operojnë 91 forca, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Elbasan, vatrat e zjarrit në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje dhe, sipas autoriteteve, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes ka informuar gjithashtu për tërmetin e regjistruar gjatë natës në jug të vendit. Sipas njoftimit, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë ML 4.7 dhe epiqendër në njësinë administrative Vergo, në bashkinë Delvinë. Deri më tani nuk janë raportuar problematika në komunitet apo dëme në infrastrukturë.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim.shqiperia flake 4 vatra zjarri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet "Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin Glebov, ndërsa Mehmet Shehu...", dokumentet e panjohura të CIA-s 30 Gusht 2026, 07:5307:53Aktualitet A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?! 30 Gusht 2026, 07:4707:47Aktualitet Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot 30 Gusht 2026, 07:2207:22Aktualitet Tërmet në Himarë, lëkundjet ndihen deri në Vlorë dhe Sarandë 30 Gusht 2026, 07:0807:08Aktualitet “Flamingot” pushtojnë rrugët e Tiranës, nis marshimi i 91-të kundër qeverisë! 29 Gusht 2026, 21:3121:31Aktualitet Po tentohet përçarja e protestës? Goxhaj sqaron aludimet: Duan një “kokë” që ta presin, por ne kërkojmë ndryshim! 29 Gusht 2026, 21:1721:17Aktualitet