Gjatë mbledhjes së komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, kryetarja Ina Zhupa, është përplasur me nënkryetarin Maja për sjelljen e policisë së shtetit. Ajo ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së policisë gjatë protestës së studentëve, duke deklaruar se “policia e shtetit” nuk vepron në atë mënyrë. Në reagimin e saj, Zhupa theksoi se policia e shtetit del me numër identifikimi, nuk përdor makina civile dhe nuk vesh kapuç të zi, ndërsa nuk godet protestuesit, nuk u thyen këmbët të rinjve dhe nuk ndërhyn me dhunë ndaj vajzave e djemve që protestojnë. Ajo iu referua edhe rasteve të përmendura nga protestuesit, si ai i Erionit, të cilit i është dëmtuar syri, duke thënë se një polici e shtetit garanton rendin dhe sigurinë me qëndrim proporcional. Zhupa e quajti të pavërtetë faktin që forcat në terren janë polici e shtetit, duke i cilësuar ata “njerëz të veshur me uniformë për interesat e Edi Ramës”. Pjesë nga debati: Policia po të jetë e shtetit nuk shkel ligjin.Policia po të jetë e shtetit del me numër identifikimi. Policia po të jetë e shtetit nuk del me makina civile. Policia po të jetë e shtetit nuk del me kapuç të zi. Policia po të jetë shtetit nuk del nga furgoni i Ministrisë së Brendshme dhe thërret kot Rama Burg dhe hiqet si protestues. Policia po të jetë e shtetit nuk shkon në konvikt atje të godasë xhamat e studentëve dhe të futet pastaj në një makinë policie. Policia po të jetë e shtetit nuk thyejnë këmbët e të rinjve vetëm sepse protestojnë. Policia po të jetë e shtetit nuk çan kafkat e vajzave, Evës vetëm sepse proteston.
Policia po të jetë e shtetit nuk i nxjerr syrin Erionit, por mban qëndrim atje proporcional dhe garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia po të jetë e shtetit nuk helmon shqiptarët. Nuk është polici e shtetit ajo. Ata janë njerëz të veshur me uniformë
për interesat e Edi Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: INA ZHUPA

