Lajme Zone
IMT dhe Policia Bashkiake në aksion për lirimin e Kanalit të Naunkës në Vlorë (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania

IMT dhe Policia Bashkiake në aksion për lirimin e Kanalit të Naunkës në Vlorë (VIDEO)

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion për prishjen e disa objekteve dhe mureve të ndërtuara përgjatë Kanalit të Naunkës, të cilat pengojnë funksionimin normal të tij.

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion për prishjen e disa objekteve dhe mureve të ndërtuara përgjatë Kanalit të Naunkës, të cilat pengojnë funksionimin normal të tij. Sipas autoriteteve, ndërhyrja synon pastrimin e plotë të kanalit dhe eliminimin e çdo pengese që cenon rrjedhën e ujërave. Muret dhe objektet e ngritura në mënyrë të paligjshme do të shemben për t’i rikthyer kanalit funksionin e tij kullues dhe për të ulur rrezikun e përmbytjeve në zonat përreth. Aksioni do të vijojnë deri në heqjen e çdo pengese, ndërsa autoritetet theksojnë se ky aksion është pjesë e masave për mbrojtjen e qytetit dhe përmirësimin e infrastrukturës së kullimit.