Lajme Zone
Ilir Yzeiri: Dy fjalë përshëndetëse në ditën e Shën Françeskut
PolitikëShqiptarja

Ilir Yzeiri: Dy fjalë përshëndetëse në ditën e Shën Françeskut

Në çdo fillim viti, tani, ne numërojmë problemet që kemi krijuar në arsimin e lartë. Askush nuk e thotë, por, në këta pothuajse 40 vjet tranzicion, ne ia humbëm identitetin universitetit tonë.

Këtë javë filloi viti i ri akademik dhe, siç u tha, rreth 120 mijë studentë nisën studimet. Tani kanë mbetur larg ditët kur vitit i ri shkollor merrte formën e një feste kombëtare dhe studentët bëheshin për një ditë imazhi i vendit. Në çdo fillim viti, tani, ne numërojmë problemet që kemi krijuar në arsimin e lartë. Askush nuk e thotë, por, në këta pothuajse 40 vjet tranzicion, ne ia humbëm identitetin universitetit tonë. Jemi vendi kampion i ndërtimeve luksoze, i kullave dhe i luksit, por, në këta 40 e ca vjet, nuk ndërtuam dot një kampus të vërtetë universitar dhe trupat drejtuese të universiteteve vazhdojnë të qëndrojnë në po ato godina që kanë qenë qysh para 40 vjetësh. Në këtë fillim viti, në fjalën e drejtuesve që presin studientët apo në mesazhet që mund të vijnë nga instancat drejtuese në këtë vend, ne nuk mund të dëgjojmë dot asnjë fjalë për ndonjë zhvillim të mirëfilltë në lëmin e kërkimit shekncor. Tetori është muaji ku Komitetit i Nobelit shpall fituesit në fushat e mjekësisë, fizikës, letërsisë. Universitetet tona, për fat të keq, janë kthyer në kolegje që japin diploma me të cilat askush nuk është i sigurtë se çfarë pune do të bëjë. Sot do të na duhej të dëgjonim për ekselenca në lëmin e inxhinierisë, të filozofisë apo të degëve të tjera, mirëpo, për fat të keq, dëgjojmë vetëm një refren, rritjen e interesit për degën e infermierisë, që e përkthyer në shqip do të thotë një diplomë për të ikur në Gjermani. LEXO EDHE:Shën Françesku i Asizit dhe domosdoshmëria e forcimit të kulturës françeskane në Shqipëri Në shkollën e magjistraturës, atje ku përgatiten gjyqtarët, prokurorët, avokatët apo noterët e ardhshëm, veç diksutimit realist të ambasadores së BE-së që tha në esencë se sistemi i drejtësisë ka probleme, apo fjalës së Presidentit Begaj që ishte korrekte, drejtuesit shqiptarë recitonin si të ishin shenjtorë dhe jepnin këshilla moralizuese që jo vetëm nuk i dëgjion dot askush, por që të kujtojnë gjuhën e drunjtë të fjalimeve përshëndetëse të diktaturës. Në ato fjalë qëllimi ishte që të deklamohej në publik ajo që nuk ndodh kurrë në realitet. Në ato fjalë përshëndetëse studentët që i dëgjonin , patjetër duhet të kenë pyetur me vete se cili është modeli konkret që duhet të ndjekim. A ka drejtësia shqiptare një model prokurori, apo gjyqtari që magjistratët duhet ta ndjekin? Unë mendoj se ka. Është Xhevat Fana, ai që, i vetëm, pa asnjë privilegj, pa asnjë truprojë, iu kundërvu një sistemi të tërë kriminal dhe nuk u tërhoq derisa ndërroi jetë në mënyrë të mistershme dhe akuzoi me forcë shtetin e asaj kohe dhe përfaqësuesit e lartë të tij për vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Ky shembull nuk përmendet në asnjë fjalim të drejtuesve të lartë të institucioneve tona të drejtësisë. Në fjalën e tyre përshëndetëse dhe në këshillat që ata u jepnin studentëve të magjistraturës harruan t’ju thoshin se sa të bëhen gjyqtarë luftoni që të keni rrogat më të larta në këtë vend. Ne i çuam në 9 million të reja, por ju mos u kënaqni me këtë. Fusni në burg njerëz me letra anonime dhe mos përfillni Gjykatën Kushtetuese dhe çojeni numrin e të paraburgosurve në shifra më të larta se sa është sot. Mos pyesni asnjë. Ne jemi korporatë më vete. Kështu, ndoshta edhe studentët që i dgjonin do ta kishin më të lehtë që t’i kuptonin. Ashtu siç ndodhte me fjalimet e byroistëve, në raste përurimesh, kur flitej dhe u tregohej të tjerëve se çfarë duhet të bënin, në fakt, të gjithë e dinin se ato ishin fjalë boshe dhe askush nuk do t’i merrte për të vërteta. Më 4 tetor festohej edhe dita e shën Fançeskut, shenjtorit më të madh të Kishës Katolike, ai që hoqi dorë nga pasuria dhe e bëri jetën e me të varfrit mision të tijin. Françesku i Azizit thuhet se ka kaluar edhe në Shqipëri. Gjithë të krishterët jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë e kujtojnë atë martir sepse ai ishte i pari që ngriti kultin e njeriut të përunjur, që e bëri paqen model të jetës. Në Shqipëri ne po krijojmë një shkretëtirë vlerash. Kulti i pasurisë dhe ambicia për të marrë shpërblim dhjetë herë më shumë sesa një pensionist ka trallisur edhe gjyqtarët tanë. Në një vend ku modelet nuk ekzistojnë, në një vend të sunduar nga mabicia vetëm për t’u pasuruar, në një vend ku nuk flitet për të varfrit, nuk flitet për ideale, por vetëm për përfitime, është vështirë të dëgjosh se çfarë predikonte 800 vjet më parë Shën Fançesku i Azizit. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: ilir yzeiri Shën Françesku Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2865 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?