Lajme Zone
Ilir Shehu (Pasholli) i “Medicamenta”, i dënuar në Itali për trafik droge e pastrim parash, ende i paprekur nga SPAK
PolitikëPamfleti

Ilir Shehu (Pasholli) i “Medicamenta”, i dënuar në Itali për trafik droge e pastrim parash, ende i paprekur nga SPAK

Ndërkohë që agjencitë antikrim të SHBA-së e BE-së i kanë kërkuar Qeverisë Shqiptare të mos lejojë pjesëmarrjen në tenderë të kompanive me pronarë e ortakë individë të skeduar dhe dënuar për trafiqe, kontrabandë e pastrim parash, Ilir Shehu është një nga të preferuarit që vazhdon të marrë miliona euro fonde në shëndetësi, madje dhe troje, toka e leje ndërtimi.

Foto Pamfleti / I dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge e në hetim për kontrabandë ilaçesh, Ilir Shehu (Pasholli) ka marrë 663 tenderë vetëm me 'Medicamenta' nga 2015-2026, është ortak 50% me Artan Gaçin në 'Uni Pharma' dhe ka ndërtuar 3 godina 15 milionë euro brenda 7 vitesh, pa pasur asnjë burim të ligjshëm. SPAK nuk vepron, pavarësisht raporteve të Agjencisë së Inteligjencës Financiare... Në rrjetin e përfituesve të tenderëve të shëndetësisë, i preferuar i drejtuesve të ministrisë e spitaleve, është edhe Ilir Shaban Shehu, me 3 kompanitë e tij "Medicamenta", "Mega Store" e "Uni Pharma", në këtë të fundit ortak 50% me Artan Gaçin, bashkëshortin e Olta Xhaçkës.

Ndërkohë që agjencitë antikrim të SHBA-së e BE-së i kanë kërkuar Qeverisë Shqiptare të mos lejojë pjesëmarrjen në tenderë të kompanive me pronarë e ortakë individë të skeduar dhe dënuar për trafiqe, kontrabandë e pastrim parash, Ilir Shehu është një nga të preferuarit që vazhdon të marrë miliona euro fonde në shëndetësi, madje dhe troje, toka e leje ndërtimi.

Edhe "Ligji Anti-mafia" përcakton detyrimin e institucioneve shtetërore që çdo individi të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, kontrabandë e pastrim parash, duhet t'i ndalohet përfitimi i fondeve e pasurive publike dhe t'i hetohet burimi i pasurisë.

Konkretisht, Ilir Shehu rezulton me një dënim në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe hetim për kontrabandë ilaçesh; ndërsa pas dënimit në vitin 2004, ai është kthyer në Shqipëri.

Ka përdorur mbiemrin "Pasholli" të nënës së tij, Deko Pasholli, për të fshehur identitetin dhe shmangur hetimin pasuror, ndërsa më pas, ngaqë ka marrë garanci paprekshmërie nga shefat e drejtësisë, ka dalë përsëri hapur me mbiemrin e tij "Shehu".

Pas kthimit në Shqipëri, trafikanti e kontrabandisti Ilir Shehu nuk zotëronte asnjë aktivitet tregtar, pasuri apo trashëgimi nga prindërit e burime të tjera, përveç pagës mujore 60 mijë lekë.

Ndërsa brenda 7 vitesh, Ilir Shehu (Pasholli) ndërtoi 3 godina luksoze biznesi në Tiranë, me sipërfaqe të përgjithshme mbi 9 mijë m² dhe vlerë investimi rreth 15 milionë euro.

SPAK nuk po vepron, megjithëse ka denoncime dhe raporte nga Agjencia e Inteligjencës Financiare, madje ka dhe të dhënat e Kadastrës e Qendrës Kombëtare të Biznesit për pasuritë, transaksionet, tjetërsimet dhe blerjet e aksioneve të të dënuarit Ilir Shehu (Pasholli), me dyshimin e plotë se janë krijuar me të ardhurat nga trafiqet e kontrabanda.

Mosfillimi i hetimit për biznesmenin Ilir Shehu (Pasholli) nuk tregon se drejtësia është e paaftë, por kemi të bëjmë me drejtësi selektive, duke mos prekur këtë trafikant të dënuar, që nën maskën e biznesmenit ka pastruar milionat e drogës, duke i legalizuar me akte zyrtare, fshehur edhe nëpërmjet të ardhurave nga tenderët që i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë e ente të tjerë.

Një nga dhjetëra rastet është ky: Ilir Shehu i kërkoi fiktivisht burrit të Olta Xhaçkës, ndërtuesit Artan Gaçi, 1.5 milionë euro me fajde dhe ky ia dha, por pa akt noterial, mbasi për huadhëniet me kontratë noteriale bëhet verifikim nga agjencitë e antikrimit për burimin e të ardhurave.

Për lojën me borxhin 1.5 milionë euro, që thuhet se është me 5%, burri i Xhaçkës dhe biznesmeni Ilir Shehu i kompanive "Mega Store", "Medicamenta" e "Uni Pharma" kanë bërë një lojë pastrimi parash, me këtë skemë: Nëse huaja dhe përqindja e fajdes nuk shlyhet rregullisht, burri i ministres bëhet bashkëpronar aksionesh me të.

Referuar të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar 2015 - gusht 2026, rezulton se vetëm me kompaninë "Medicamenta", trafikanti kontrabandist ilaçesh Ilir Shaban Shehu (Pasholli) ka marrë 663 tenderë në shëndetësi e institucione të tjera publike, me vlerë totale rreth 33 milionë euro me TVSH./(Vijon…)/Pamfletiilir shehu medicamenta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Helmimi i paralajmëruar i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë; pse u la jashtë hetimit Milton Nushi, administratori i saj 2 Tetor 2026, 11:1311:13Anti-Mafia Ortaku i Bledi Çuçit, Eral Myftaraj “masakroi” buxhetin e shtetit; 90 mln euro tenderë korruptiv, dosja “fle” në SPAK 1 Tetor 2026, 13:5213:52Anti-Mafia Pazaret për kulla mbi toka shtetërore në Palasë e Dhërmi; si u shty disa herë ankandi nga Elira e koorporatës 30 Shtator 2026, 17:5617:56Anti-Mafia Si Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi synuan AMP-në përmes agjentit Jurgen Kole, çfarë dinte Edi Rama? 30 Shtator 2026, 11:3111:31Anti-Mafia Dokumenti/ Bashkia Krujë i jep 681 milionë lekë pa garë landfillit të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në Tiranë 29 Shtator 2026, 17:1517:15Anti-Mafia Dosja gjysmake e Vlora Hysenit: A do të mbetet jashtë hetimit 'zari' i saj Jurgen Kole, me 253 denoncime e 42 hektarë toka 28 Shtator 2026, 10:4610:46Anti-Mafia