Lajme Zone
Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi

GJKKO rrëzoi sërish kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga qelia, duke argumentuar se ka ende prova dhe dëshmitarë që mund të ndikohen. Ish-presidentit iu refuzua edhe kërkesa për të dalë nga kafazi i xhamtë, një ditë pasi Apeli i Posaçëm e lejoi të qëndronte pranë avokatit.

Gjykata e Posaçme rrëzoi edhe këtë të martë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të dalë nga qelitë e paraburgimit. Sipas avokatëve çështja në ngarkim të Ilir Metës është në gjykim, ndaj, sipas tyre nuk ka asnjë arsye se pse ish-presidenti të qëndrojë në qeli. Por, kjo kërkesë është rrëzuar me argumentin se ka ende prova dhe dëshmitarë të cilët mund të intimidohen lidhur me dëshmitë e tyre në Gjykatën e Posaçme. Po ashtu, GJKKO i refuzoi presidentit të Partisë së Lirisë edhe kërkesën për të dalë nga kafazi i xhamtë, në një kohë kur vetëm një ditë më parë Apeli i Posaçëm e lejoi Metën që të qëndronte pranë avokatit. LEXO EDHE:GJKKO jep 50 vite burg për 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’! 10 vite e 8 muaj burg për Durim Bamin, dënohet edhe nipi i Astrit Avdylit dhe ish-efektivi Morina Ilir Meta mbahet në qeli prej tetorit 2024 dhe akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale, korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, njëjtë me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: arrestimi i ilir metes GJKKO Ilir Meta Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 25.6% Të gabuar 68.7% Nuk e di 5.7% Vota total: 246 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?