Lajme Zone
Ilir Demalia: Arjani dhe arnat-at e rrjetit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ilir Demalia: Arjani dhe arnat-at e rrjetit

"Në të gjithë botën, aty ku shkon një president, kryeministër apo një figurë e lartë shtetërore, ekziston një perimetër sigurie. Rrugë mund të bllokohen, makina mund të largohen, parkingje mund të zbrazen dhe lëvizja e njerëzve mund të kufizohet për arsye sigurie."

Dje dhe sot u bë virale një video e Arjanit, që tregonte se si kishte mbledhur fiq dhe, kur po kthehej në fshat, në kafenë e fshatit pa kryeministrin duke pirë kafe. Eskorta e tij kishte parkuar aty ku, sipas Arjanit, nuk lejohej. Dhe menjëherë rrjetet u mbushën me “analiza”, komente, moralizime dhe atë lloj oratorie të bulevardit që këto kohë duket se është bërë sport kombëtar. Por mua më lind një pyetje shumë e thjeshtë: ku janë këta arnat-at e rrjetit kur nëpër Tiranë dhe nëpër Shqipëri hapësirat publike zihen çdo ditë nga të fortët, nga makinat e luksit, nga eskortat e ndryshme dhe nga njerëz që parkojnë ku t’u dojë qejfi, duke mos pyetur as për ligj, as për polici dhe as për qytetarin? LEXO EDHE:Për tre ditë rresht ‘elektrizoi’ qytetin, kryeministri Rama publikon pamje nga ‘Festivali i Dritave’ në Durrës (VIDEO) Nuk i kam dëgjuar të shkruajnë për këtë. Nuk i kam parë të revoltohen kur trotuaret bëhen parkingje, kur hapësirat publike zaptohen, kur rrugët bllokohen dhe kur qytetari i zakonshëm duhet të sillet rrotull për të gjetur një copë vend ku të parkojë. Por kur bëhet fjalë për Edi Ramën, papritur ndizet motori i moralit publik. Fillojnë analizat, batutat, komentet dhe “revolucioni” i tastierës. Le ta themi qartë: siguria e një kryeministri nuk është çështje personale e Edi Ramës. Në të gjithë botën, aty ku shkon një president, kryeministër apo një figurë e lartë shtetërore, ekziston një perimetër sigurie. Rrugë mund të bllokohen, makina mund të largohen, parkingje mund të zbrazen dhe lëvizja e njerëzve mund të kufizohet për arsye sigurie. Kjo nuk është shpikur për Edi Ramën. Është protokoll. Është siguri. Është pjesë e detyrës së shtetit për të mbrojtur kryeministrin e vendit, kushdo qoftë ai. Sot është Edi Rama. Nesër do të jetë një tjetër kryeministër. Dhe po të kemi një minimum serioziteti, rregullat e sigurisë së shtetit nuk mund t’i ndryshojmë sipas simpative politike. Madje, ka edhe një parim akoma më të thjeshtë: nuk është normale që dikush t’i shkojë një familjeje t’i prishë qetësinë, pavarësisht nëse në atë tavolinë është kryeministri apo një njeri i zakonshëm. Aq më tepër kur është me familjen dhe me një fëmijë. Mund të mos e duash Ramën. Mund ta kritikosh për qeverisjen, politikat, arrogancën, korrupsionin, ekonominë, administratën, gjithçka që mendon se është gabim. Kjo është pjesë e demokracisë. Por të kthesh një kafe të një kryeministri me familjen në një episod “heroizmi popullor”, vetëm sepse dikush ka bërë një video nga rruga, është diçka tjetër. Një lloj revolucioni bulevardesk dhe virtual ka kohë që ka filluar. Shpëtimtarët e mëdhenj të kombit , të ulur pas telefonit, shpallin çdo ditë rënien e regjimit, por në jetën reale nuk kanë guxuar t’i thonë as një makine të parkuar mbi trotuar: “Lëviz pak, se po kalojnë njerëzit.” Këtu qëndron edhe paradoksi. Të gjithë flasin për ligjin, por ligjin e kujtojnë vetëm kur u leverdis. Të gjithë flasin për hapësirën publike, por hapësira publike u bëhet problem vetëm kur e përdor dikush që nuk e pëlqejnë. Të gjithë flasin për shtetin, por kur shteti vendos një perimetër sigurie për kryeministrin, papritur protokolli i sigurisë kthehet në “privilegj personal”. Kjo nuk është kritikë ndaj pushtetit. Kjo është thjesht standardi i dyfishtë i rrjetit. Dhe rrjetet sociale, sidomos në këtë verë 40 gradë, po tregojnë shumë qartë se ku kemi mbërritur. Deti është bërë kos. O burra, me lugën e çorbës në dorë dhe, në mungesë të ndonjë beteje reale, kanë gjetur fiqtë e Arjanit për të bërë revolucion. TQRB, MQ, BQ e gjithë kjo ushtri me një artikulim … tregon një gjëndje të mjerë që shpreh vetëm mllef dhe urrejtje po kurrë zgjidhje. Por problemi është se Rama nuk largohet kështu. Nuk largohet nga një video me fiq. Nuk largohet nga një tavolinë kafeje. Nuk largohet nga një parking. Dhe as nuk largohet nga britmat e një bulevardi virtual. Nëse do të largohet, do të largohet përmes mekanizmave që parashikon demokracia, përmes votës dhe përmes një alternative që arrin të bindë shqiptarët se mund të qeverisë më mirë. Dhe pikërisht këtu mendoj se qëndron edhe arsyeja pse KM i ka lënë këta në rënie të lirë. Sepse sa më shumë që merren me fiqtë, me kafenë, me parkingun dhe me videot e rastit, aq më pak merren me atë që duhet të jetë beteja reale politike. Sulmojeni politikisht kur duhet. Por mos e zëvendësoni politikën me cirkun e darkës a me videot e rrjetit. Sepse në fund, kur deti të mos jetë më kos, kur të mbarojnë fiqtë dhe kur lugët e çorbës të jenë bosh, do të mbetet vetëm një pyetje: Kush është alternativa? Dhe aty fillon problemi i vërtetë. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ilir demalia edi rama arjan konomi kryeministri Vuno Perimetri i sigurisë Rrjetet sociale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.1 / 5 (15 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6465 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?