Në Komisionin e Ligjeve ka pasur një përplasje mes socialistëve, ku po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësorë. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri kanë debatuar teksa ky prpojektligj do të votohej. LEXO edhe...Sulmet me review negative ndaj bizneseve, Braçe nga Kuvendi: Krim me pasoja të rënda për ekonominë dhe sigurinë kombëtare, merrni masa! (VIDEO) Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, bashkë me dy deputetët e PD, votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji (për ndryshimet) për tokat bujqësore dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse. Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi? Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri largohen. Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim. Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti. Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti. Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare? Ulsi Manja: Po ik mo. Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi. Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin. Gjiknuri largohet. R.Xh/ReportTv.al kuvend Komisioni i ligjeve damian gjiknuri ULSI MANJA projektligji Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 6.7% Të gabuar 93.3% Nuk e di 0% Vota total: 45 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

