Ja ku jemi të gjithë! Po i themi të ikë. Ik, Edi!
Biri mediokër i një deputeti komunist të Kuvendit njëpartiak të Partisë së Punës, ka mbërritur me zvarritje si një kërmill deri në majë të shtyllës së pushtetit dhe vegjeton e vjedh aty lart, ndërsa qindra policë e qytetarë përplasen e plagosin njëri-tjetrin, për çfarë?! Për gradat dhe titujt e një piktori, që na qeveris.
Ik, Edi, po të thonë të gjithë. Socialistë të ndershëm, burra me thinja, ata që e themeluan Partinë që ti e njollose, e shkele, e zhubrose, e bëre shkrumb e hi atë dinjitet që ata e mblodhën pikë-pikë me sakrifica të mëdha. Ata, xhaketat e vjetra, që ti i talle sapo more vulën e kryetarit të selisë socialiste. E shkele me këmbë kontributin e Fatos Nanos me shokë, që bënë burg, që Partia të ngrihej nga hiri i diktaturës.
Protestë me tym, djersë e gjak me ngjyra shumë për një dështak, që ka 25 vjet shkarravit mbi dokumentat dhe shkresat zyrtare, që i sjellin mbi tryezë teknokratët. I shkarravit dokumentet e shtetit dhe i ngjit mbi muret e zyrës kryesore të shtetit, duke e shkelur shtetin me këmbë, si një lodër letre, nga ato që fëmijët provojnë të vizatojnë imazhet e para dhe i hedhin në kosh.
Shumë ngjyra ka kjo protestë për një dështak lapustilash, që e mendon botën sa fundi i gotës, ku qan hallet e paaftësisë së vet, sa korraca e breshkave që mban pranë.
Po aq absurde sa këmbëngulja jote për të mos ikur, duket edhe heshtja e politikanëve europianë, që të rrinë pas krahëve.
Heshtja e disa figurave kryesore europiane vjen era korrupsion, po aq e ndyrë sa lejet e tua të ndërtimit për vila, kulla dhe resorte, po aq e qelbur sa marrëveshjet e tua okulte për të ndarë pasuri dhe pushtet me duar të huaja, që punojnë kundër vendit tonë.
Pse të rrahin shpatullat ata ty, derisa nuk kanë futur nën sqetull ndonjë projekt shumë miliona eurosh apo edhe thjesht ndonjë çantë diplomatike me para të thata në cash?! Çfarë bëre ti për ne dhe çfarë bëre ti për ta, që të lavdërojnë aq shumë. Asnjë statistikë nuk flet qartë për ndonjë sukses apo përparim europianist.
Ik, Edi, para se shifrat të kthjellohen dhe të shihen më qartë mashtrimet dhe vjedhjet e zëvendësve të tu, që i ke lejuar dhe emëruar vet. Nëse ke një pasqyrë në zyrë apo në banesë, dil para saj dhe pyete veten: Çfarë po bëj? Kush jam unë që po cyt policët të godasin protestuesit?
Kush je ti, Edi? Të gjithë e dimë.
Një dështak gjithë komplekse në arte dhe në sporte, që edhe penelin mezi e mësove për të sajuar disa silueta fantazmagorike, një dështak që edhe diplomën tënde në muret e akademisë e mbulove me gëlqere të nesërmen, edhe trehapëshin e basketbollit mezi e mësove nën talljet e shokëve të ekipit që nuk të duronin pranë.
Lëre zyrën e shtetit, se nuk je për atë punë, ik, para se plagët e protestuesve dhe të policëve që po ndeshen të pushtojnë ëndrat e tua dhe të mos flesh dot as ato pak orë që mbyll sytë. Mos i detyro policët që të shkelin rregullat e policimit demokratik! Mos i detyro qytetarët që të durojnë deri në ekstrem plagët dhe goditjet.
Asgjë më nuk flet pro teje. Ik me të mirë, para se të jetë tepër vonë dhe të mos kesh më kohë as të vijë më as Aleksandri që të vijë të fshijë lotët e dështimit tënd.
Qelbet erë pushteti yt nga paaftësia, korrupsioni dhe dështimet e njëpasnjëshme. Europa e vërtetë, ajo që duam dhe që e njohim të gjithë nga udhëtimet kudo nëpër kontinent, nuk ka asgjë të përbashkët nga ato që po ofron ti. Dështak në trehapësh, në krijimtari dhe në gjithë jetën tënde, që e ke ambalazhuar shumë bukur me publicistikë, me fjalime dhe tirada të gjata e të lodhshme, që na bëjnë për të vjellë. Për të vjellë është e gjithë puna jote në bashki, në parti dhe në qeveri. Pranoje, dorëhiqu dhe ik me lezet, ik dhe lutu, lutu të harrohen mëkatet e tua, bashkë me lëpirjet me Vuçiçin dhe me gjithë ata që nuk e duan Shqipërinë. Po ku, të lutesh ti?!
Duket hapur që ti vetëm Zot nuk ke. Por ka Zot, Edi Rama, ka Zot dhe Zoti është me Shqipërinë, jo me ty. Ik me zvarritje, ik dhe shkarravit, dorëzo celularët në SPAK dhe ik në harrim.
Na lodhe…
Hapja rrugën bijve të rinj të një Shqipërie të re! Ti ke mbaruar me të gjitha, bashkë me propagandën tënde sterile… Mjaft citove gjyshen e nderuar, mjaft gënjeve, mjaft abuzove me pushtetin e shumëfishtë. Shqipëria nuk po merr frymë me ty mbi kurriz. I ke zënë fytin, dhe nuk po e lëshon të lirë.
Hap zarfin e tretë dhe ik, Edi, dorëhiqu!
Kreditet dhe uji i devesë tënde ka mbaruar në zvarritjen e shkretëtirës, që po lë pas. Ti, garip blloku, çun blloku, bir deputeti diktature… Për të mirën tënde, për më të mirën tënde në qoshin ku të ka blllokuar rinia, ik, Edi, mbathja me të katra në drejtim të paditur… Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

