Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka hapur e mbyllur disa kapituj dhe pret që të realizojë synimin për tu bërë anëtare në BE deri në vitin 2030, në të vërtetë intitucionet i ka të mbushur me karagjozë e idiotë që nuk bëjnë transparencë dhe llogaridhënie.
Prej javësh CNA i ka evidentuar dhe raportuar zyrtarët që kanë kthyer intstitucionet në bunker, duke nisur nga Bashkia e Tiranës për të të përfunduar tek idioti i padobishëm në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
CNA po dërgon prej kohësh shkresa në institucione të ndryshme, për shkak të investigimeve, për të marrë burimet e duhura të informacionit, edhe për shkak të denoncimeve që vijnë në redaksi, për të verifikuar dokumentacionin përkatës. Pra, për të bërë detyrën tonë dhe për të qenë edhe korrektë me ligjin, edhe me lexuesit tanë.
CNA i është drejtuar më herët ASHK-së në bazë të ligjit për të drejtën e informimit ku kërkon informacion në lidhje me një investigim ku pretendohet se është tjetërsuar trotuari duke u regjistruar si pronë private. Zbulohet idioti i Ramës në krye të Kadastrës
18 Gusht, 20:44 Pra, trotuari publik, në rrugën "Muhamet Gjollesha", është kthyer në pronë private. Është hequr lulishtja, ka ndërhyrje, dhe pretendohet nga bashkëpronarët e objektit ku ndodhen “Botimet Enciklopedike", se kjo shoqëri aksionere ka marrë në pronësi dhe trotuarin dhe lulishten.Sipërfaqja e lulishtes dhe trotuarit në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, që është kaluar më 28 janar 2016 në pronësi të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A. është 415.88 m².Për këtë i është dërguar një shkresë zyrtare Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, më datë 22 qershor 2026.
Në përgjigjen e parë, idioti i Kadastrës Igli Lubonja na tha se "Ju keni çuar kërkesë me shkresë, duhet të aplikoni në e-Albania, dhe ne e kemi të ndaluar t'ju japim informacion" Pas kësaj, CNA ka përsëritur sërish kërkesën për ASHK-në dhe sërish përgjigjja e idiotit të Kadastrës Igli Lubonja është se duhet të aplikojmë në platformën unike qeveritare www.e-albania.al. Shtet "karagjoz", nga bashkia e Veliajt tek institucionet e Edi Ramës
22 Gusht, 09:59 CNA po sqaron se, media nuk aplikon në e-albania. Media sjell kërkesë me shkrim. Kërkesa me shkrim kërkon përgjigje me shkrim. Idioti i Kadastrës Igli Lubonja ka për detyrë ligjore të kthejë përgjigje, jo të tregojë e-Albania-n, si të aplikojmë në e-Albania për të kërkuar informacion për ASHK.
Ne po kërkojmë informacion dhe jo të dhëna private. Po kërkojmë informacion për një sh.a që ka uzurpuar trotuarin.
Ne po kërkojmë informacion thjesht dhe vetëm për një arsye: të dimë a është tjetërsuar prona publike, ku është pronar dhe vetë ky “idioti i dobishëm” dhe qytetarë të tjerë të Tiranës dhe nuk duam të cënojmë të dhënat personale të askujt.
Në rast se ky trotuari te rruga “Muhamet Gjollesha”, sipas skicave përkatëse dhe dokumentave që kemi kërkuar, rezulton pronë shteti, përgjigja është e thjeshtë “po kjo është tokë shtet”. Në rast se është tjetërsuar “jo është tokë private”. Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës privatizoi lulishten dhe trotuarin
20 Qershor, 13:23 “Sa i gjerë është ky trotuar?", "Sa e gjerë është kjo lulishte?", "Sa i takon shtetit?", "Sa i takon privatit?”. Kjo është ajo që ne na intereson. Asgjë më shumë se sa kaq që ky “idioti i dobishëm” në krye të ASHK-së nuk e kupton.
E drejta për informim prevalon mbi gjithçka. Nuk ka media në botë që aplikon në e-albania.
Kemi sjellë shkresë zyrtare, i jemi drejtuar dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe në rast të mos përgjigjeve brenda afatit do i drejtohemi Gjykatës dhe Prokurorisë me akuzën për shpërdorim detyre dhe fshehje të informacionit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

