Përgatitjet për Kampionatin Europian U21, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, po hyjnë në një tjetër fazë të rëndësishme. Përfaqësues të UEFA-s kanë nisur sot turin e inspektimeve në stadiumet që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni.
Stacioni i parë është stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa vizitat do të vijojnë në “Elbasan Arena” dhe më pas në Tiranë, në “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave”.
Gjatë këtyre vizitave do të vlerësohen nga afër kushtet dhe standardet teknike, infrastrukturore dhe organizative të katër impianteve, në kuadër të përgatitjeve për mirëpritjen e Euro U-21 2027.
Kampionati Europian U-21 do të jetë ngjarja më e rëndësishme sportive që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, ndërsa FSHF dhe UEFA po vijojnë punën për të garantuar përgatitjet në nivelin më të lartë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

