Lajme Zone
I zhdukur prej gati tri javësh, vetëm pak orë pas publikimit në JOQ gjendet 80-vjeçari nga Ferizaj
Të tjeraJOQ Albania

I zhdukur prej gati tri javësh, vetëm pak orë pas publikimit në JOQ gjendet 80-vjeçari nga Ferizaj

Lajm i mirë pas apelit të publikuar në JOQ Albania!

Lajm i mirë pas apelit të publikuar në JOQ Albania!

Hamëz Ismajli, 80-vjeçari nga Ferizaj që kishte humbur gjurmët në Tiranë, është gjetur vetëm pak orë pasi rasti i tij u publikua në JOQ.

Familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve, pasi prej 18 gushtit nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij. I moshuari kishte udhëtuar nga Ferizaj drejt Tiranës për të takuar një person që njihte, por më pas kishte humbur kontaktet me familjen.

Apeli i publikuar nga JOQ u shpërnda me shpejtësi dhe fatmirësisht, pas vetëm pak orësh, mbërriti lajmi që familjarët dhe të gjithë ata që u përfshinë në kërkim po prisnin: Hamëzi është gjetur!

Pas ditësh ankthi dhe pasigurie, familja tashmë mund të marrë frymë e qetë.

Faleminderit të gjithë qytetarëve që e shpërndanë apelin dhe kontribuuan në këtë fund të lumtur. ❤