Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën të cilën e mbante me forcë pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës. Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.
Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën. Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se ndodhet autori, ndërsa negociatorët po përpiqen ta bindin që të dorëzohet pa shkaktuar incidente të tjera. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

