Lajme Zone
I vihet tritol banesës së 72-vjeçarit në Tufinë, në kërkim 3 vëllezërit me precedentë penalë
TeknologjiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I vihet tritol banesës së 72-vjeçarit në Tufinë, në kërkim 3 vëllezërit me precedentë penalë

Tre vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se vendosën një sasi lënde plasëse në derën e banesës së një 72-vjeçari në Tufinë.

Tre vëllezër me precedentë penalë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se vendosën lëndë plasëse në derën e banesës së një 72-vjeçari në Tufinë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Tre vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se vendosën një sasi lënde plasëse në derën e banesës së një 72-vjeçari në Tufinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në banesën e shtetasit J. M. Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa u regjistruan dëme të pakta materiale.

Pas hetimeve të kryera në vendngjarje, policia identifikoi si të dyshuar tre vëllezërit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç. Sipas policisë, të tre kanë precedentë të mëparshëm penalë.

Hetuesit dyshojnë se vëllezërit kanë vendosur dhe më pas shpërthyer lëndën plasëse në derën e 72-vjeçarit për motive të dobëta.

Zbardhja e ngjarjes u bë në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”, pas këqyrjes së vendit ku ndodhi shpërthimi dhe administrimit të provave nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Tre vëllezërit kërkohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim.

Policia po vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

"Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 08.08.2026, në lagjen “Tufinë”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në derën e banesës private të një 72-vjeçari.

Shpallen në kërkim 3 shtetas, vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Të tre vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Tufinë”, në derën e banesës së shtetasit J. M., kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të pakta materiale, kanë organizuar operacionin policor “Motivi”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, këqyrjes së vendit të ngjarjes, administrimit të provave, në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, si dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasit E. A., A. A. dhe M. A., më datë 08.08.2026, rreth orës 00:30, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M., duke shkaktuar dëme të pakta materiale.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit", njoftoi policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Tentoi të vriste një person, arrestohet 31-vjeçari në Kavajë 8 Gusht 2026, 14:0514:05Kronike Kontrolli për muzikën e lartë në Vlorë, i kërkuari nga SPAK “urdhëron” policinë të largohet përmes video telefonatës 8 Gusht 2026, 13:2213:22Kronike Plas sherri në burgun e Fierit, plagoset Denis Bajri i dosjes “Metamorfoza” 8 Gusht 2026, 12:3512:35Kronike Shoferët kapen me shpejtësi deri në 230 km/h, Skënder Hita: Shifrat janë alarmante 8 Gusht 2026, 12:1012:10Kronike Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfjnë në spital 8 Gusht 2026, 11:5511:55Kronike U kapën me 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Korçë 8 Gusht 2026, 11:2511:25Kronike