Lajme Zone
Video/ Avancon zjarri në Malin e Krujës, dhjetëra banesa në rrezik
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Avancon zjarri në Malin e Krujës, dhjetëra banesa në rrezik

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Malin e Krujës, duke iu afruar zonave të banuara dhe duke rrezikuar dhjetëra banesa, biznese, si dhe vendin e shenjtë të Sarisalltikut.

Rreth 35 banesa në lagjen Abazaj raportohen të rrezikuara nga zjarri që po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Dy helikopterë po ndërhyjnë nga ajri, ndërsa në qytet është ndërprerë energjia elektrike. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Malin e Krujës, duke iu afruar zonave të banuara dhe duke rrezikuar dhjetëra banesa, biznese, si dhe vendin e shenjtë të Sarisalltikut.

Rreth 35 banesa në lagjen Abazaj ndodhen pranë zonës ku po përhapen flakët. Një banor ka deklaruar se zjarri është shfaqur rreth orës 15:00 dhe se në zonë jetojnë mbi 500 banorë.

Flakët po përhapen me shpejtësi në faqen e malit, të favorizuara edhe nga era, duke djegur pemë dhe bimësi. Për shuarjen e zjarrit po ndërhyhet edhe nga ajri. Dy helikopterë raportohen se po kryejnë hedhje uji mbi vatrat e zjarrit, pasi terreni i vështirë e pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në pjesë të caktuara të zonës.

Zjarrfikësit janë pozicionuar pranë Malit të Krujës, ku po punohet për të penguar avancimin e flakëve drejt objekteve të rrezikuara.

Edhe banorët e lagjes janë përfshirë në përpjekjet për të frenuar zjarrin, duke përdorur mjete rrethanore.

Rrezikohet edhe Sarisalltiku

Përhapja e flakëve ka ngritur shqetësime edhe për zonën e Sarisalltikut, vend i njohur pelegrinazhi në Malin e Krujës. Sipas raportimeve nga terreni, pranë zonës së rrezikuar ndodhen gjithashtu disa biznese.

Ndërkohë, në qytetin e Krujës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për banesa të djegura apo persona të lënduar. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur zyrtarisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe mjetet ajrore po vijojnë ndërhyrjen për të kufizuar përhapjen e flakëve. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarri në Krujë, banorët luftojnë flakët me mjete rrethanore: Në rrezik 35 banesa, këtu jetojmë mbi 500 vetë 8 Gusht 2026, 16:4116:41Aktualitet Zjarr i frikshëm në Krujë, flakët rrezikojnë 30 banesa dhe disa biznese! 8 Gusht 2026, 15:2015:20Aktualitet I nxehti “përvëlon” vendin, meteorologu zbulon qytetet ku temperaturat prekin 41°C 8 Gusht 2026, 13:4013:40Aktualitet Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 23 vatra në 24 orë, vetëm dy zona nën monitorim 8 Gusht 2026, 10:2710:27Aktualitet Pronat e konfiskuara, 75% e tyre ndodhen në Tiranë 8 Gusht 2026, 10:0110:01Aktualitet Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen disa vatra; izolohen zonat problematike 8 Gusht 2026, 09:1009:10Aktualitet