Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër denoncim të fortë në intervistën e tij për “Çim Peka Live”, ku pretendoi se është kërcënuar nga një person që, sipas tij, lidhet me kryeministrin Edi Rama. Ahmetaj tregoi se fillimisht ishte kontaktuar nga një ish-koleg, i cili i kishte kërkuar të tregohej i kujdesshëm, ndërsa më pas, sipas tij, një prej koordinatorëve të lidhur me Ramën kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij. “Më mori një ish-koleg, më tha: ‘Ki kujdes’. E keni zakon që thoni fjalët: ‘Nuk na rruhet’. Mua më dhemb familja ime”, tha Ahmetaj. Ai pretendoi se për kërcënimin kishte informuar edhe një drejtues, duke cituar shprehjen që, sipas tij, ishte përdorur ndaj tij: “E vras me dorën time”. Ahmetaj tha se nuk tërhiqet përballë këtyre presioneve dhe se do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. “Mos më bëni si trima, se unë jam i fundit trim në Shqipëri, por për veten time do të kthehem në çelik”, deklaroi ai në “Çim Peka Live”. Në fund, ish-zëvendëskryeministri iu drejtua edhe qytetarëve shqiptarë, duke e mbyllur deklaratën me thirrjen: “Po shqiptarët!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “Kur doli urdhër-arresti im, Veliaj festoi me whiskey, do hapte dhe një shishe kur…”, deklarata e fortë e Ahmetajt: Rama plan për të më eliminuar në burg “Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin tronditës dhe implikon Ramën: Trafik armësh me shqiptaro-izraelitin Ron Yeffet. “Kayo”, kompani kriminale, kush është “Ermal raketa” “Ka rënë, si kioskat e 91-it”, Ahmetaj “shpërthen” ndaj Ramës dhe PS-së: E mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës kriminale “Deformimi filloi me Vettingun, shkoi motra e plaçkitëses”, Ahmetaj: Besoj se SHBA, GJL dhe GJK do rivendosin rendin kushtetues në drejtësi “Rama e ka thënë në mbledhje grupi ‘Evis Sala iku se nuk firmosi Kayo-n në shëndetësi'”, Ahmetaj: Nuk i kuptoj deputetët e PS pse nuk flasin për mafien shtetërore Etiketa: Ahmetaj Arben Ahmetaj

