Një 25-vjeçar nga Florida përfi në duart e autoriteteve pasi i tregoi ChatGPT-së se planifikonte të vriste ish-të dashurën. OpenAI njoftoi FBI-në, e cila më pas ia referoi rastin autoriteteve lokale. Sipas hetuesve, Darren Zhou, ish-analist në një bankë, iu drejtua ChatGPT-së në mars, pasi ishte ndarë nga e dashura me të cilën kishte qenë në lidhje për gjashtë muaj. Fillimisht ai foli për ndarjen, xhelozinë ndaj burrave që e rrethonin ish-partneren dhe dëshirën për t'u rikthyer me të. LEXO edhe...Plan terrorist për të sulmuar me bomba në një ndeshje të Botërorit 2026 dhe për të vrarë Lionel Messin, në shënjestër edhe Ronaldo Me kalimin e bisedave, mesazhet morën një tjetër drejtim. Sipas autoriteteve, Zhou përshkroi plane për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës, si edhe për vetëvrasje pas krimit. Kërcënimet e tij u zgjeruan edhe ndaj familjes së 21-vjeçares. OpenAI lejon shqyrtimin e bisedave nga punonjësit dhe njoftimin e autoriteteve kur konstatohet një rrezik serioz për persona të tjerë. Në maj, FBI-ja ia përcolli bisedat Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach. Një efektiv që i analizoi ato arriti në përfundimin se mesazhet nuk ishin shpërthime të paqarta emocionale, por tregonin një model planifikimi. Ish-e dashura deklaroi se ishte ndarë prej tij për shkak të sjelljes së tij të çrregullt, xheloze dhe kontrolluese. Sipas policisë, pas ndarjes Zhou e përndoqi me telefonata, mesazhe dhe komunikime kërcënuese në rrjetet sociale. Ai u arrestua në maj dhe u lirua dy ditë më vonë kundrejt një garancie prej 100 mijë dollarësh. Prokuroria e akuzoi për përndjekje të rëndë, kërcënime me shkrim për vrasje dhe përdorim të paligjshëm të telefonit celular. Më 13 gusht, Zhou u deklarua fajtor për të tria akuzat dhe arriti një marrëveshje me prokurorinë që i shmangu burgimin. Gjykata e dënoi me tetë vjet shërbim prove dhe vendosi ndaj tij një sërë kufizimesh. U.D/ReportTv.al chatgpt FBI Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59% Shoqëria 24.2% Social media 16.7% Vota total: 1052 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

