SHIJAK- Pas një vëzhgimi me dron, Policia e Shijakut ndërhyri në një banesë në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, ku sekuestroi 2 armë zjarri automatike, 20 fishekë dhe 32 500 euro. Në pranga ra 32-vjeçari Arlind Isai. Operacioni i koduar “Baza” u organizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se i riu mbante armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 krehra me nga 10 fishekë secili. LEXO edhe...Tentuan të korruptonin policinë për t'iu shpëtuar gjobave, vendosen nën hetim 3 persona në Durrës "Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Baza". Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh", njofton Policia. 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/ReportTv.al Durres armembajtje pa leje Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33.2% Nuk e di 6.4% Vota total: 3842 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
