Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Laboratori i Gjenetikës pranë Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, ku teknologjia e avancuar dhe ekspertiza mjekësore mundësojnë diagnostikimin e anomalive kromozomike dhe sëmundjeve gjenetike. "Mirëmëngjes nga Laboratori i Gjenetikës pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, ku teknologjia e avancuar dhe ekspertiza mjekësore bashkohen për diagnostikimin e anomalive kromozomike dhe sëmundjeve gjenetike. Nga diagnostikimi prenatal te hetimi i infertilitetit dhe sëmundjeve të trashëguara, analiza të specializuara për diagnoza më të sakta dhe kujdes më cilësor për pacientët dhe familjet e tyre."- ka shkruar Spahiu. LEXO edhe...Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) Përmes procedurës së amniocentezës, mjekët mund të analizojnë materialin gjenetik të fetusit për të identifikuar disa sëmundje gjenetike, përfshirë talaseminë. “Përmes procedurës së amniocentezës, ne jemi në gjendje të përcaktojmë nëse bebi që do të lindë është i shëndetshëm, bartës i talasemisë minor dhe të përjashtojmë atë që është më e rrezikshme, talaseminë major”, shpjegon njëra prej mjekeve. Një tjetër specialiste thekson rëndësinë e kontrollit të cilësisë së ADN-së, si një hap thelbësor për garantimin e rezultateve të besueshme në testimet gjenetike. “Kontrolli i saktësisë së ADN-së është një hap i rëndësishëm, sepse garanton që testimi gjenetik i mëpasshëm të jetë i suksesshëm dhe rezultatet të jenë të besueshme. Në këtë laborator kemi teknologji të avancuar, e cila mundëson diagnostikimin në nivel gjenik, si dhe identifikimin e anomalive kromozomike, si trisomitë dhe anomalitë e kromozomeve X. Kemi mundësi të vlerësojmë, përpara lindjes, statusin gjenetik dhe kromozomal të fetusit”, thekson ajo. A.C/SI.E./ReportTv.al ADN Klodiana Spahiu mbreteresha geraldine Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33.2% Nuk e di 6.4% Vota total: 3842 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
