Lajme Zone
FOTOT/ Ja si do të duken dy shkollat e reja që do të rikonstruktohen në Shkodër! Rama: Edhe 39 investime të reja nga veriu në jug
PolitikëReport TV

FOTOT/ Ja si do të duken dy shkollat e reja që do të rikonstruktohen në Shkodër! Rama: Edhe 39 investime të reja nga veriu në jug

Rama bëri të ditur se 39 investime të reja në institucionet arsimore, nga veriu në jug të vendit, do të financohen nga Qeveria Shqiptare, pas hartimit të projekteve nga bashkitë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa pamje ilustruese nga projektet për rikonstruksionimin e shkollës “Skënderbej” dhe krijimin e mjediseve sportive në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër. Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se 39 investime të reja në institucionet arsimore, nga veriu në jug të vendit, do të financohen nga Qeveria Shqiptare, pas hartimit të projekteve nga bashkitë. LEXO edhe...Po transportonte emigrantë të paligjshëm me makinë, kapet i riu në Shkodër Sipas kryeministrit, këto investime do t’u shtohen 53 institucioneve arsimore që kanë hapur dyert këtë vit, si dhe 450 shkollave dhe terreneve sportive të rikonstruktuara gjatë dekadës së fundit. "Ja si do të jenë shkolla “Skënderbej” dhe mjediset sportive në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër. Edhe 39 investime të reja për shkollat tona, nga veriu në jug, të cilat, pas hartimit të projekteve nga bashkitë, do të financohen nga Qeveria Shqiptare, duke iu shtuar 53 institucioneve arsimore që hapën dyert këtë vit, si dhe 450 shkollave dhe terreneve sportive të rilindura gjatë dekadës së fundit. Bravoo Investim i duhur shkolla “Skënderbej” dhe mjediset sportive në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër"- shkruan Rama. Share A.C/SI.E./ReportTv.al Shkoder shkolla edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33.2% Nuk e di 6.4% Vota total: 3842 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?