Lajme Zone
I riu në protestë: Kërkuam dialog për tre muaj, tani duam dorëheqje
PolitikëEuronews Albania

I riu në protestë: Kërkuam dialog për tre muaj, tani duam dorëheqje

Në Rrugën e Durrësit, konkretisht përballë Ministrisë së Arsimit ka folur një i ri lidhur me protestën e mbajtur në këto 7 ditë.

Në Rrugën e Durrësit, konkretisht përballë Ministrisë së Arsimit ka folur një i ri lidhur me protestën e mbajtur në këto 7 ditë. Ai deklaron në emër të të rinjve se ata e kanë nisur me protestë paqësore por sipas tyre, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ndihen të shpërfillur. Pas kësaj, ai shprehet se u detyruan të kalojnë në akte të tjera dhune. “Ne kemi protestuar tre muaj paqësisht dhe jemi neglizhuar, jemi tallur,. Nuk na kanë marrë seriozisht. Në momentin që ne u revoltuam ai u ngrit të fliste me ne, por tani është shumë vonë se kur ne ishim paqësor tre muaj ti nuk doje të flisje, tani nuk duam ne të flasim dhe duam dorëheqje. Ne kërkuam dialog para tre muajsh dhe hidhte video në TikTok duke u tallur me ne. I bëj thirrje gjithë shqiptarëve që janë në shtëpia, të dalin këtu. Protestën do e vijojmë siç po sillen me ne. Nëse na hedhin gaz lotsjellës e na godasin me shkopa, ne do gjuajmë me gurë dhe e ca të kemi. Nëse sillen mirë me ne dhe ne do sillemi”, thotë i riu në protestë.