Lajme Zone
I riu francez gjendet i vrarë në Ksamil, shpallet në kërkim autori i dyshuar
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

I riu francez gjendet i vrarë në Ksamil, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një 20-vjeçar, shtetas francez, është gjetur pa shenja jete në afërsi të një lokali në Ksamil. I riu dyshohet se është goditur me thikë gjatë një konflikti dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar S. V., 29 vjeç, i cili pas ngjarjes është arratisur. "Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez

Një 20-vjeçar, shtetas francez, është gjetur pa shenja jete në afërsi të një lokali në Ksamil. I riu dyshohet se është goditur me thikë gjatë një konflikti dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar S. V., 29 vjeç, i cili pas ngjarjes është arratisur.

"Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar", njofton policia. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm