Për shkak të thatësirës dhe temperaturave të nxehta konsumi i energjisë elektrike vijon të jetë i lartë, dhe nuk mbulohet vetëm me prodhimin vendas. Për të garantuar furnizim pa ndërprerje KESH ka zhvilluar 2 ankande në ditët e fundit ku ka blerë gati 110 mijë megavat orë energji elektrike për deri më 30 shtator 2026. Energjia e blerë në bursën ndërkombëtare ka kushtuar 16.2 milionë euro, dhe vlera më e lartë me të cilën është treguar një megavat ishte 169 euro. Gjatë këtij viti KESH ka zhvilluar vetëm 3 ankande për blerje energjie, dhe vlera e importeve deri më tani ka arritur në 57.7 milionë euro. LEXO EDHE:'Llogaraja'/ U tejkaluan afatet, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga arresti shtëpiak! Gjykata cakton masën detyrim paraqitjeje Me një sistem energjetik që ende në pjesën dërrmuese varet nga burimet hidrike, thatësira ka ndikim direkt në rritjen e shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike. Deri në muajin qershor KESH vetëm kishte shitur energji për shkak të prodhimit të lartë të energjisë sidomos në hidrocentrale, ndihmuar nga shirat që shoqëruan gjashtëmujorin e parë të vitit. G.M./Shqiptarja.com TAG: kesh energji elektrike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5397 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

