Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

I moshuari u prek nga 'Ethet e Nilit', ISHP nis hetimin epidemiologjik në Korçë! Pritet dezinfektimi i zonave në qytet (VIDEO)


Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja që transmeton sëmundjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për kontrollin e saj.

Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit. Rasti i konfirmuar, një 72-vjeçar, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor. I moshuari jeton në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai është paraqitur në spital, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor. LEXO edhe...Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana Ndërkohë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja që transmeton sëmundjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për kontrollin e saj. Në kuadër të hetimit dhe marrjes së masave parandaluese, ekipet e specializuara po kryejnë edhe depistimin në vatër. Gjithashtu, pritet ndërhyrja për dezinfektimin dhe trajtimin e zonave të identifikuara si të mundshme për praninë e mushkonjave. Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të jetë pa simptoma ose të shfaqet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në raste të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze. Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa hetimi i ISHP-së pritet të përcaktojë shkallën e përhapjes së mushkonjës bartëse dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera. Xh.K/E.H/ReportTv.al Korce Ethet e Nilit ISHP Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 1905 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?