Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë-Helmës me një të vdekur e një të plagosur. Viktima është një 15-vjeçar, ndërsa i plagosur jashtë rrezikut është shoku i tij 16 vjeç. Të miturit ishin duke lëvizur me një automjet kur 15-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal. Makinën ia kishte marrë fshehurazi të atit. LEXO edhe...Mashtronin qytetarë të BE përmes platformave online, goditet ‘call center’-i në Tiranë! 4 punonjës në pranga, në kërkim pronari (EMRAT + VIDEO) Njoftimi i policisë: Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Tirane aksident me vdekje Pezë Helmës Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4311 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

