Lajme Zone
I mori babait makinën pa leje, por u përfshi në aksident tragjik! 15-vjeçari humb jetën në Pezë, plagoset shoku 16-vjeçar
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I mori babait makinën pa leje, por u përfshi në aksident tragjik! 15-vjeçari humb jetën në Pezë, plagoset shoku 16-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 16-vjeçar ka mbetur i plagosur. Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 15-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 16-vjeçar ka mbetur i plagosur. Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 15-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Përplasja ka rezultuar fatale për 15-vjeçarin, ndërsa 16-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 15-vjeçari, pa dijeninë e të atit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb