Dy persona janë arrestuar në Tiranë teksa u panë duke shkëmbyer kokainë. 19-vjeçari Darlin Shahinasi u kap në flagrancë teksa po i dorëzonte Donald Frates një çantë me 211 gramë kokainë. Prej të paktën 2 muajsh, Antidroga e Tiranës ishte në ndjekje të dy të rinjve me metoda proaktive. 26-vjeçari dyshohet se ishte furnizues i kokainës që sigurohej në Elbasan dhe ishte i punësuar si menaxher në një lokal që frekuentohet kryesisht nga të rinjtë vend që dyshohet se e përdorte për të shpërndarë drogë. Për të kryer operacionin, Antidroga kreu blerje me stimulim. Furnizuesit kishin kërkuar 8500 euro për 250 gramë kokainë. 19-vjeçari ishte shpërndarësi. LEXO EDHE:Zjarri në Tiranë, vijon ndërhyrja nga ajri për izolimin e plotë të vatrave (VIDEO) Në banesë, Shahinasit iu gjendën edhe 41 gramë të tjera kokainë. Lënda narkotike është sekuestruar bashkë me një makinë tip “BMW” dhe 3 celularë. Njoftimi: Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta. Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast. Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç. 19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: kokaine Tirane arrestim Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.7% Jo 52.2% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4929 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
