Wasim Said Mohd Al Mraqtan / Me Vendimin nr. 657, Edi Rama ia kaloi jordanezit Wasim Said Mohd Al Mraqtan (49% e 'ALBTraceCo') gjithë procesin e prodhimit të dokumentave biometrike; pa certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. I njëjti arab, pa siguri, ka monopolin e pullave fiskale, kanabisit mjekësor dhe kontrollit të karburanteve... Përveç grupit mafioz izraelito-ukrainas të armatimeve e makinave ushtarake për Shqipërinë, të drejtuar nga Ron Yeffet, kryeministri Edi Rama ka krijuar dhe një grup arab me disa sektorë monopol në ekonomi e shërbimet shtetërore, të drejtuar nga jordanezi Wasim Said Mohd Al Mraqtan, me qendër në Emiratet Arabe.
Me Vendim nr. 657, datë 2 shtator 2026, kryeministri Edi Rama ka futur shoqërinë "O&S Security and Solutions" nëpërmjet "ALBTraceCo", si monopol në prodhimin, magazinimin, ruajtjen, serverët dhe teknologjitë e pasaportave e kartave biometrike të shtetasve shqiptarë. Deri më 2 shtator, gjithë procesin e këtij shërbimi specifik të sigurisë kombëtare e ka pasur kompetencë shoqëria "IdentiTek Sh.A." në vartësi të Ministrisë së Brendshme, ndërsa tani është tjetërsuar në strukturë "kukull".
Sepse me pazar dhe vendim të qeverisë, shoqëria "ALBTraceCo", ku 49% aksione i ka arabi Wasim Said Mohd Al Mraqtan, është caktuar të krijojë kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës dhe teknologjive të sigurisë së lartë për prodhimin e dokumentave biometrike.
Me vendim qeverie, kryeministri Edi Rama i ka dhënë shtetasit arab kompetencat për menaxhimin, sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive të shtetasve shqiptarë, si identitetin dhe të dhënat biometrike, dokumentet fizike biometrike boshe.
I ka dhënë kompetencat për zhvillimin, integrimin dhe administrimin e platformave dhe sistemeve kritike shtetërore, shërbimet shtesë në funksion të prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike.
Tashmë, arabi ka në dorë projektimin, zhvillimin, implementimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike sekrete, që lidhen me identitetin biometrik, identitetin dixhital, identifikimin elektronik, autentifikimin, gjurmueshmërinë, verifikimin elektronik, si dhe çdo shërbim tjetër teknologjik apo të integruar që lidhet me dokumentet biometrike.
Sipas raportit të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, nuk është dhënë certifikatë sigurie për shtetasin arab Wasim Said Mohd Al Mraqtan, pasi ka çështje "problematike" në disa shtete aziatike, por dhe as për ortakun zvicerian Philippe Amon te shoqëria "ALBTraceCo".
Ndërsa në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i dha monopolin e gjithë procesit të teknologjisë, lëndës së parë me element sigurie, prodhimit, serverimit, magazinimit dhe shpërndarjes së pasaportave e kartave biometrike.
Por arabit Wasim Said Mohd Al Mraqtan dhe zvicerianit Philippe Amon, që nuk u jepen certifikata sigurie, Edi Rama, me Vendim nr. 182, datë 20 mars 2025, u ka dhënë dhe monopolin e pullave fiskale.
Më datë 10 korrik 2025, u ka dhënë monopolin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së kultivimit, përpunimit e tregtimit të kanabisit mjekësor.
Me Vendim nr. 609, datë 30 korrik 2026, u ka dhënë monopolin e kontrollit të importimit, transportit, depozitimit, hedhjes në treg për konsum, mbikëqyrjen dhe ngjyrosjen e karburanteve.
Skandal është fakti që propozimin për dhënien e kontrollit të sistemit të dokumentave biometrike e ka bërë Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtuesi i dikasterit që merret me luftën kundër krimit, sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve./Pamfletiwasim said mohd al mraqtan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ron Yeffet në përgjim: Kush e pajtoi për “punët e zeza” dhe pse SPAK-u nuk mund të bëjë të shurdhrin 9 Shtator 2026, 11:2111:21Anti-Mafia Si e çmontoi Arben Ahmetaj skemën e kreut të Organizatës: Edi Rama reduktoi pjesëmarrjen e shtetit nga 45% në 20% dhe i hapi TIMAK-ut arkën e ushtrisë 8 Shtator 2026, 11:2211:22Anti-Mafia ‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2 milionë euro në bankë, 2 vjet pa deklaruar pasurinë 7 Shtator 2026, 17:2517:25Anti-Mafia Dokumenti/ Pse Tirana mbetet pa ujë; Edi Rama ia dhuroi burimet ujore të Bovillës HEC-it privat “Mali” të Bledar Hasalamajt 7 Shtator 2026, 10:0810:08Anti-Mafia Dokumente/ Lejet e ndërtimit me mbivendosje që dha Edi Rama; shkak i përleshjes mes biznesmenit Luan Muça dhe problematikut Bedinaj 7 Shtator 2026, 09:4709:47Anti-Mafia Pallat në emër të gruas te 'Kodra e Diellit' dhe pasuri të fshehta mijëra euro, lidhja e Petrit Vasilit me kompaninë që i dha miliona kur ishte ministër Shëndetësie 6 Shtator 2026, 12:5012:50Anti-Mafia

