Vetëm 6 minuta! Kaq ka zgjatur sherri i ndodhur 4 ditë më parë në Ksamil ku humbi jetën turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes. Report Tv ka siguruar pjesën e dosjes hetimore ku zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë jashtë lokalit Principotes”, që ishin edhe momentet vendimtare të përplasjes fizike të 20-vjeçarit portugez. Ishte ora 5 e 14 minuta e 24 sekonda të datës 18 gusht kur pas përplasjes që kishin pasur brenda në lokalin "Principotes” dalin 4 persona dhe qëndrojnë te rëra e ambienteve të jashtme të plazhit “Paradise”. LEXO edhe...‘Më ço në spital, nxito’, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes së portugezit te 'Principotes' Personat ishin Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas, i cili vetëm pak minuta më pas do të humbte jetën. Në dosjen hetimore të prokurorisë, të cilën Report Tv e disponon thuhet 58 sekonda më pas në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj afrohen David Gjana alias Heuertvent dhe Sokrat Vata, i veshur dhe ai me këmishë të bardhë. Në orën 05 e 16 minuta e 39 sekonda Sokrat Lipan (Vata), shtyhet me një person më pas shkon drejt shezllonave. 8 sekonda më pas Vata ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha në drejtim të parkimit. 15 sekonda sekonda më pas i akuzuari për vrasje vjen me vrap në drejtim të një turisti tjetër të huaj, i identifikuar si Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë, por Vata vijon ta godasë. Në orën 05:17:14 afrohet portugezi 20-vjeçar Luis Mendes dhe shtyn me trup Sokrat Vatën, i cili bie në tokë. 29-vjeçari ngrihet nga toka dhe i afrohet portugezit dhe fillon ta godasë. Në ndihmë pak sekonda më pas i vjen shqiptaro-britaniku David Heuertventi, veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë. Të dy godasin të huajin 20-vjeçar, të cilin vjen ta ndihmojë Sudae Akhmat. Paralelisht, nga ora 05:17:35 deri në 05:17:46, kamerat kapin Serxhi Selimin që godet me grushte francezin Ibrahim Lemoie, ndërsa gjatë kësaj kohe Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga dy dhunuesit e tij largohet me nxitim duke u futur brenda në det. Vetëm pak sekonda më pas ai del nga deti dhe afrohet në vendin ku ndodhen kamarierët, të cilët e shtyjnë sërish në det dhe Serxhi Ademi e godet me grushte. Në orën 05:18:04 portugezi 20-vjeçar del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonëve të plazhit “Paradise” ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur. Në orën 05:18:24 David Heuertvent largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”. Edhe ai ishte bërë me gjak në rroba dhe tenton t’i pastrojë. Fiks 6 minuta nga nisja e sherrit jashtë ambienteve të Principotes i akuzuari për vrasje, Sokrat Lipan alias Vata, shihet me bluzën e bardhë të gjakosur, dhe në orën 05 e 20 minuta e 28 sekonda largohet, i ndihmuar edhe nga kamerieri Igli Cekani. Pjesë nga dosja e siguruar nga Report Tv Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave rezultoi si vijon: Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit "Principotes” dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas. Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore të “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konretisht David Gjana alias Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngivrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezllonave. Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë. Sokrati godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi David Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngivrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan. Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim duke u futur brenda në det. Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe ata e shtyinë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonëve të plazhit “Paradise” ky vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur. Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri, Igli Cekani që e shoqëron nga mbas në drejtim të lokalit “Principotes”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 17:40 ‘Më ço në spital, nxito’, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes së portugezit te 'Principotes' Report Tv ka zbardhur të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Sipas dëshmisë së DJ Armand Zeneli, Sokrat Vata pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur.Në dosjen hetimore të cilën Report Tv disponon, DJ thotë se Vata ishte i mbuluar me gjak 'kokë e këmbë', teksa dorën e mbante poshtë bluzës.Pasi e ka marrë në makinë Zeneli thotë se Sokrati i ka kërkuar që të ndalojë në një rrugë me kalldrëm dhe. Pas disa hapave zbathur, disa metra larg makinës, 29-vjeçari ka hedhur diçka me forcë, thotë DJ.“Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klubit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët më thanë ‘merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër’.Në drejtimin tim ka ardhur Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe më ka thënë disa herë “ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o …’. Unë njoftova menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ika me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur dola jashtë pashë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.Kam marrë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës dhe u nisa menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës më tha ‘ik vetëm drejt’ dhe pas dy-tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëm Sokrati më ka thënë ‘ndalo këtu’ dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës vura re që Sokrati hodhi diçka me forcë”, ka treguar ai para hetuesve.Pas këtij momenti Dj ka rrëfyer se ka shkuar në banesë i shokuar dhe pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit. Share Xh.K/ReportTv.al vrasja e portugezit Principotes Ksamil Luis Miguel Varela Mendes David Heurtevent Sokrat Vata Ksamil Vlore Serxhi Selimi igli cekani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.8% Social media 15.9% Vota total: 6302 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

