Lajme Zone
Shqipëria e betonit përballë revoltës së profesionistëve!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria e betonit përballë revoltës së profesionistëve!

Fjalia që shoqëron nismën e 212 arkitektëve, urbanistëve, planifikuesve, inxhinierëve, pedagogëve, studiuesve dhe profesionistëve të zhvillimit territorial duket se përmbledh një klimë pakënaqësie që prej javësh po del përtej rrethit tradicional të opozitës politike.

Foto ilustruese Pas javëve të protestave për Zvërnecin dhe Nartën, debatit të ndezur nga “The Albanian Files” dhe mbështetjes së qindra akademikëve ndërkombëtarë, një tjetër grup profesionistësh ngre zërin kundër mënyrës se si qeveriset territori. 212 arkitektë, urbanistë, inxhinierë, pedagogë dhe studiues kërkojnë transparencë, rol real të ekspertëve dhe vendimmarrje në interes të publikut. “Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më.”

Fjalia që shoqëron nismën e 212 arkitektëve, urbanistëve, planifikuesve, inxhinierëve, pedagogëve, studiuesve dhe profesionistëve të zhvillimit territorial duket se përmbledh një klimë pakënaqësie që prej javësh po del përtej rrethit tradicional të opozitës politike.

Pas qytetarëve që dolën në rrugë kundër projekteve në Zvërnec dhe Nartë, pas akademikëve shqiptarë e ndërkombëtarë që iu bashkuan publikisht shqetësimeve dhe pas debatit të fortë të shkaktuar nga libri “The Albanian Files”, kritika ndaj modelit të zhvillimit të ndjekur nga qeveria po merr tashmë edhe firmën e profesionistëve që merren drejtpërdrejt me territorin.

Në qendër nuk është më vetëm një projekt. Pyetja që po shtrohet gjithnjë e më fort është se kush vendos për Shqipërinë që po ndërtohet dhe në interes të kujt.

Nisma e fundit u nxit nga protesta dhe zhvillimet në Zvërnec dhe Nartë, por deklarata e profesionistëve shkon dukshëm përtej kësaj përplasjeje. Firmëtarët e vendosin problemin te vetë mënyra se si merren vendimet për qytetet, fshatrat, bregdetin, peizazhin dhe pasuritë natyrore.

“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”, thuhet në deklaratë.

Është një formulim që prek drejtpërdrejt një prej kritikave që ka shoqëruar protestat e muajve të fundit: perceptimin se transformimi i territorit po ecën më shpejt sesa transparenca dhe debati publik që duhet ta shoqërojë atë.

Nga flamingot te “The Albanian Files”

Protesta e nisur kundër zhvillimeve në Zvërnec nuk mbeti gjatë një përplasje lokale. Ajo u zgjerua në një lëvizje antiqeveritare të njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ndërsa 260 akademikë, studentë dhe profesorë ndërkombëtarë firmosën një letër solidariteti me protestuesit. Ata ngritën shqetësime për transparencën, llogaridhënien demokratike, funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik.

Pak ditë më vonë, një objekt deri atëherë i destinuar për bibliotekat e arkitekturës u kthye në simbol politik të protestës.

“The Albanian Files”, botim i Lars Müller Publishers, është një volum prej afro 800 faqesh kushtuar transformimit arkitekturor të Shqipërisë dhe përmbledh kontribute nga 60 studio ndërkombëtare që kanë punuar ose propozuar projekte në vend. Vetë kryeministri Edi Rama ka shkruar parathënien e librit. Protestuesit e interpretuan krejt ndryshe atë që botuesi e paraqet si panoramë të ambicieve arkitekturore të vendit. Ata e dorëzuan librin në SPAK dhe pretenduan se projektet e paraqitura aty dëshmojnë probleme me konsultimin publik, konfliktet e interesit dhe favorizimin e interesave private. Këto janë pretendime të protestuesve dhe jo konkluzione të provuara gjyqësisht.

Kryeministri Rama iu përgjigj me ironi kësaj lëvizjeje, duke e quajtur botimin “libri i mallkuar” dhe duke ironizuar faktin që një libër po trajtohej si element i një denoncimi penal.

Por përtej përplasjes retorike, episodi i “The Albanian Files” nxori në sipërfaqe një paradoks politik: një botim i menduar për të dokumentuar transformimin arkitekturor të Shqipërisë përfi duke u përdorur nga kundërshtarët e qeverisë si simbol i kritikës ndaj mënyrës se si është realizuar pikërisht ky transformim.

Tani flasin profesionistët

Deklarata e 212 profesionistëve e zhvendos debatin në një terren edhe më të ndjeshëm për qeverinë, sepse kritika nuk vjen vetëm nga aktivistët apo kundërshtarët politikë, por nga njerëz që merren profesionalisht me planifikimin, arkitekturën, inxhinierinë dhe zhvillimin territorial.

Në deklaratën e tyre ata flasin për “zhvillim të pakontrolluar”, “vendimmarrje të fragmentuar”, presion mbi tokën dhe burimet natyrore, mungesë transparence dhe dobësim të rolit të profesionistëve.

Sipas tyre, territori nuk mund të reduktohet në një sipërfaqe ekonomike që vihet në dispozicion të projektit të radhës. Ai është një pasuri publike dhe e kufizuar, ndërsa vendimet që merren sot mbeten shumë më gjatë sesa një mandat qeveritar.

Për këtë arsye, firmëtarët kërkojnë planifikim strategjik dhe vizion kombëtar për territorin, mbrojtjen e interesit publik, transparencë dhe pjesëmarrje reale të komuniteteve, forcimin e rolit të profesionistëve dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, natyrës, peizazhit dhe trashëgimisë kulturore.

“Shqipëria e së ardhmes nuk duhet të ndërtohet rastësisht. Ajo duhet të projektohet me vizion, dije, përgjegjësi dhe në interes të së mirës së përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Një pakënaqësi që po del nga politika

Në vetvete, firmosja e një deklarate nga 212 profesionistë nuk provon se shumica e shoqërisë shqiptare është kundër qeverisë dhe as mund të përdoret si matës elektoral. Por, e vendosur në vazhdën e protestave, mobilizimit qytetar, reagimit të akademikëve ndërkombëtarë dhe debatit të krijuar nga “The Albanian Files”, ajo dëshmon se kundërshtimi ndaj disa politikave të qeverisë po artikulohet në gjithnjë e më shumë qarqe.

Veçanërisht domethënës është fakti se emëruesi i përbashkët i këtyre reagimeve nuk është vetëm mjedisi. Nga Zvërneci te Sazani, nga akademikët te arkitektët dhe urbanistët, në qendër rikthehen të njëjtat nocione: transparenca, konsultimi, interesi publik, ligjshmëria dhe kufijtë e pushtetit për të vendosur mbi territorin.

Në letrën e qershorit, akademikët ndërkombëtarë e konsideronin mobilizimin një moment që po zgjerohej përtej kauzës mjedisore. Ata shkruanin se protestat kishin bashkuar njerëz me bindje dhe formime të ndryshme dhe i lidhnin shqetësimet e tyre me mungesën e transparencës, korrupsionin, dobësimin e institucioneve demokratike dhe shtetin e së drejtës.

Dy muaj më pas, deklarata e profesionistëve të territorit duket si një tjetër shenjë e së njëjtës çarje mes narrativës së zhvillimit që promovon qeveria dhe mënyrës se si një pjesë e shoqërisë po e percepton atë zhvillim.

Qeveria e Edi Ramës e ka vendosur transformimin urban, turizmin dhe investimet e mëdha në zemër të modelit të saj zhvillimor. Por pikërisht aty ku ajo sheh kantier, investim dhe modernizim, kritikët po kërkojnë gjithnjë e më shpesh të dinë se çfarë humbet, kush përfiton dhe kush është pyetur përpara se vendimi të merret.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse fjalia e profesionistëve tingëllon më politike sesa mund të duket në pamje të parë: “Shumë prej nesh kanë heshtur.”

Problemi për çdo qeveri fillon jo domosdoshmërisht kur njerëzit protestojnë, por kur grupe që kanë qëndruar jashtë protestës vendosin se nuk duan të heshtin më. /Pamfletirama betoni arkitekte screenshot 3 900 0 1782921197xmhujlpng 597 Dokumenta bashkëngjitur Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Shkaqet e 'kryqëzatës' të islamit politik ndaj katolikëve 21 Gusht 2026, 13:2613:26Dosja e zezë Senegali vë nën hetim Ron Yeffet/ “Miku” i Ramës që ka gllabëruar miliona në Shqipëri, në lupë për afera me tenderët 20 Gusht 2026, 20:1520:15Dosja e zezë Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha 20 Gusht 2026, 17:3217:32Dosja e zezë Igli Tafa, rekord dështimesh te AKSHI/ Sistemet digjitale të shtetit në kolaps 19 Gusht 2026, 15:1815:18Dosja e zezë Pasi Andis Salla u bë ministër, prindërit e tij u bënë liderë në biznesin masiv të pesticideve me shoqëritë monopol 18 Gusht 2026, 19:5719:57Dosja e zezë Izraeliti i Ramës bie në gropën që hapi vetë/ Ron Yeffet tenton të lajë imazhin në SHBA, Faist e fs në gjykatë 18 Gusht 2026, 09:0509:05Dosja e zezë