Lajme Zone
“I gjithë procesi antishqiptar”/ Meçe: Gjatë hetimit gjyqësor të ish-Presidentit Thaçi nuk u vërtetua asnjë akuzë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“I gjithë procesi antishqiptar”/ Meçe: Gjatë hetimit gjyqësor të ish-Presidentit Thaçi nuk u vërtetua asnjë akuzë

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “News Line” në ABC News, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, ndërsa vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë pritet të shpallet më 16 shtator.

Meçe u shpreh se procesi e ka zanafillën te raportet që, sipas tij, kanë pasur përmbajtje antishqiptare, duke përmendur pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe burgjet që pretendohej se ndodheshin në territoret e Shqipërisë.

Sipas analistit, gjatë procesit gjyqësor nuk janë provuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Specializuar. “I gjithë procesi e ka fillesën tek një raportet që është antishqiptar. Në themel ishte shtëpia e verdhë dhe ato burgje që pretendoheshin se ishin të territoreve të Shqipërisë. Dhe gjatë gjithë paraqitjes që bëri prokuroria e posaçme nuk u vërtetua asnjë nga akuzat. Por u detyrua prodhimi i kësaj gjykate që në thelb ishte pranuar nga faktori politike në Kosovë për të vërtetuar që lufta ishte për çlirimin e Kosovës dhe lirisë së popullit të saj. Synimi i konjukturave në Evropë është që të godasin në UÇK. Po godite strukturën politike ke goditur gjithë bazën e UÇK. Procesi për të goditur në favor të Serbisë. Por Evropa nuk kupton që Serbia kurrë nuk ka për t’u bërë Evropë, sepse është një bijë për rusinë. Evropa nuk do të arrijë Serbinë ta mbajë”, tha ai.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetRajoni arben mecehagaHashim Thaçi