Lajme Zone
Arratiset Petrit Ndoci, nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes/ Shpallet në kërkim
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Arratiset Petrit Ndoci, nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes/ Shpallet në kërkim

Petrit Ndoci, i dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes.

Petrit Ndoci, i dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes.

Ndoci duhej të paraqitej sot, në orën 12:30, në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është kthyer në burg. Për pasojë, ai është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, në të cilën shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.” Ndoci po vuante dënimin për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Burgu i RecitPetrit Ndoci