Lajme Zone
‘I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin’! Pse Edi Rama është kufomë politike
PolitikëPamfleti

‘I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin’! Pse Edi Rama është kufomë politike

Ai tregon se sa poshtë qëndron Edi Rama në krahasim me nivelin e shumicës apo mesatares së shoqërisë shqiptare, e cila 'i jep ujë në bisht të lugës' në përdorimin e teknologjisë.

Edi Rama / Rama dhe Berisha e kanë mbyllur misionin e tyre. Shqiptarët duhet të ndalin të pamen e sistemit të vjetër dhe të zgjedhin mes të gjallëve që do të drejtojnë vendin... Monologu i Edi Ramës me Diellën për të lavdëruar Mirela Kumbaron, edhe pse irriton shumë njerëz, në të vërtetë është një zhvillim shumë pozitiv.

Ai tregon se sa poshtë qëndron Edi Rama në krahasim me nivelin e shumicës apo mesatares së shoqërisë shqiptare, e cila 'i jep ujë në bisht të lugës' në përdorimin e teknologjisë.

Manovrat e Edi Ramës për të ringjallur veten, qeverinë dhe mazhorancën e tij me artifice të llojllojshme nuk e ndryshojnë bazën e së vërtetës.

Edi Rama, së bashku me sistemin që ka ngritur, ka vdekur. Ai është një kufomë politike që ecën, pasi shoqëria ende nuk ia ka bërë funeralin. Si Berisha, që gjithashtu është një kufomë politike që ecën që prej vitit 2013, edhe partneri i tij në sistemin e vitit 2008 nuk ka më asnjë relevancë politike.

Prej kohësh, faktorë të rëndësishëm europianë dhe partnerë të fuqive të mëdha perëndimore kanë mbështetur hapur çdo përpjekje apo ide të kritikëve, kundërshtarëve dhe antagonistëve të regjimit të Edi Ramës.

Protesta e flamingove, sidomos gjatë dy javëve të para, ka ecur përpara me një shtytje të fortë nga europianët dhe, në veçanti, nga Gjermania. Të tjerët vetëm kaq kanë në dorë: të ndihmojnë zërat dhe idetë opozitare. Ata nuk mund ta zëvendësojnë pushtetin.

Europa dhe faktorë të rëndësishëm perëndimorë, si mediat, grupet, politikanët, gazetarët dhe ekspertët, e kanë bërë të ditur se Edi Rama ka mbaruar. Ai është politikisht i vdekur. Ky fakt tashmë është konfirmuar. Problemi është se, ndërsa ne kemi kufomën në dhomë, shoqëria, intelektualët, faktorët dhe aktorët e saj duhet të varrosin të vdekurit dhe të mendojnë për ditën e nesërme.

Jo të kalojnë kohën duke folur, siç ndodh rëndom në të pamet tona, me gojëdhëna për trimëritë e treguara karshi kufomës. Fjala lapidare e Biblës është më universale se kurrë: të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët.

Politikisht, situata është shumë e qartë. Si Edi Rama dhe Sali Berisha, ashtu edhe përfaqësuesit e sistemit të vjetër, po sforcohen si zombi, duke tejkaluar dialektikën. Në realitet, asnjë narrativë e tyre nuk ka kuptim, përveçse si nostalgji, kujtim, inat, mllef apo hakmarrje që e mbyll trurin dhe nuk lejon të mendosh për të nesërmen pa fantazmat.

Revolucioni i Flamingove, pas 14 ditëve të kulmit të tij, u kthye në një të pame të gjatë për të vdekurit. Në çdo religjion, që nga besimet e lashta deri te fetë monoteiste, të vdekurit kanë maksimumi një ditë të tyre, ose, siç e kemi ne, maksimumi 40 ditë. Me mbarimin e të dyzetave, duhet menduar për jetën dhe për të gjallët, pa e kthyer kokën pas.

Si Edi Rama, ashtu edhe Sali Berisha, në burg apo jo, e kanë mbyllur politikisht misionin e tyre. Kanë vdekur. Rama po përpiqet me mjeshtëri të kthehet në protagonist të betejës me flamingot, për t’u dukur si luftëtari i atyre që e duan, kanë interesa apo kanë nostalgji për të.

Ai nuk mund ta shtyjë gjatë. Nuk do të kalojnë dy muaj dhe dikush i rëndësishëm, qoftë SPAK-u, qoftë Europa, do t’i vijë për qokë, në mënyrën e vet, për kryeshëndosh.

Amerika, Europa, Perëndimi apo të huajt nuk mund të zgjedhin se kush do ta drejtojë vendin pas Edi Ramës. Atë duhet ta zgjedhin shqiptarët, të cilët nuk duhet ta mbajnë mendjen te të vdekurit që ikën, por te të gjallët që do të vijnë./Pamfletii gjalli me të gjallin i vdekuri me të vdekurin pse edi rama është kufomë politike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Video/ Ilir Xhakolli, “ministri” pa portofol i Ramës; nga njëra tryezë në tjetrën në Pogradec 24 Gusht 2026, 14:0014:00Politike Mbyllet blloku i parë i “retreat”-it në Pogradec/ Raportojnë tre ministrat, Rama fokus te "Besa" e "Pasqyra" 24 Gusht 2026, 13:3813:38Politike Edhe Berisha fiksohet me “Like” e “Share”: Rrjetet sociale, dobësia e PD 24 Gusht 2026, 12:5412:54Politike “Nuk ka ‘Pasqyrë’ që e shpëton”, Berisha: Rama është i marrë fund, çdo natë sheh veten në qeli! 24 Gusht 2026, 12:3312:33Politike “Ta takoj e le të vdes”/ Pogradeci kthehet në “pelegrinazh” për Ramën, një tjetër i moshuar zë radhë për ta përqafuar 24 Gusht 2026, 12:2112:21Politike ‘Loja’ me reformën territoriale, tymnaja e dinozaurëve 24 Gusht 2026, 11:5411:54Politike