Rr.H., i arrestuar më 18 nëntor nën dyshimin për vrasjen e S. D. në Suharekë, raportohet se kishte vrarë edhe bashkëshorten e tij në Zvicër, rast për të cilin një shtetas kosovar ishte dënuar me 19 vjet burgim, shkruan Telegrafi.Ngjarja në Zvicër kishte ndodhur më 8 nëntor 2011, në St. Gallen. Sipas raportimeve të mediave zvicerane SRF dhe Swissinfo, një 46-vjeçar kosovar kishte goditur me veturë bashkëshorten e tij, me të cilën jetonte i ndarë, në afërsi të vendit të saj të punës. Pas goditjes me veturë, ai e kishte goditur gruan disa herë në kokë me një mjet metalik. Ajo kishte vdekur në vendin e ngjarjes.Sipas Swissinfo-s, burri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por pak kohë më vonë ishte arrestuar nga policia dhe e kishte pranuar veprën. Gjatë procesit gjyqësor, megjithatë, ai e kishte tërhequr pjesërisht pranimin e mëparshëm. Vrasja në Suharekë, flet Kryeprokurori i Prizrenit Më 2 maj 2013, Gjykata e Qarkut në St. Gallen e dënoi atë me 19 vjet burgim për vrasje. Prokuroria kishte kërkuar këtë dënim, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar që vepra të cilësohej si vrasje me dashje dhe që i akuzuari të dënohej me 10 vjet burgim.Kryetarja e trupit gjykues e kishte cilësuar ngjarjen si jashtëzakonisht brutale dhe gjakftohtë. Sipas raportimit të Swissinfo-s, gjykata kishte konstatuar se burri kishte vepruar nga zemërimi dhe hakmarrja, pasi bashkëshortja nuk kishte pranuar të kthehej tek ai dhe kishte nisur një lidhje të re.“Ju e keni konsideruar veten zot të jetës së bashkëshortes suaj”, i kishte thënë gjyqtarja të dënuarit gjatë shpalljes së vendimit.Në të njëjtin rast, gjykata kishte vendosur që vajza dhe djali i çiftit të merrnin nga 35 mijë franga zvicerane kompensim. Avokati i tyre kishte deklaruar se dy fëmijët dëshironin që babai i tyre të qëndronte sa më gjatë në burg, transmeton Telegrafi. Vritet një person në Suharekë Dënimi prej 19 vjetësh mbeti në fuqi edhe pas ankesësI dënuari kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit, duke kërkuar uljen e dënimit në 10 vjet burgim dhe ndryshimin e cilësimit të veprës penale. Megjithatë, më 5 mars 2014, Gjykata Kantonale e St. Gallenit e la në fuqi dënimin prej 19 vjetësh burgim. Sipas SRF-së, gjykata e shkallës së dytë e cilësoi veprën si veçanërisht të dënueshme.Çështja më pas u shqyrtua edhe nga Gjykata Supreme Federale e Zvicrës. Me vendimin e 25 shtatorit 2014, në dosjen me numër 6B_592/2014, ankesa e të dënuarit u refuzua. Kështu, dënimi prej 19 vjetësh burgim mbeti në fuqi.Në vendimin e saj, Gjykata Supreme Federale e përshkroi mënyrën e kryerjes së vrasjes si jashtëzakonisht brutale dhe të pamëshirshme. Ajo nuk i pranoi argumentet e të dënuarit për ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës./Telegrafi/

