Lajme Zone
I dhanë ndihmën e parë, shqiptari i Kosovës falenderon Policinë dhe stafin e Urgjencës
PolitikëJOQ Albania

I dhanë ndihmën e parë, shqiptari i Kosovës falenderon Policinë dhe stafin e Urgjencës

Një qytetar nga Kosova i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj efektivëve të Policisë së Gjirokastrës dhe stafit mjekësor të Urgjencës, pas ndihmës që mori në një aksident rrugor të ndodhur më 3 korrik.

Sipas qytetarit, ai u përfshi në një aksident me një automjet tip "Ford", ndërsa drejtuesi i mjetit që, sipas tij, shkaktoi përplasjen u largua nga vendngjarja pa u dhënë ndihmën e parë.

Ai tregon se në vendngjarje mbërritën në kohë shërbimet e Policisë dhe Urgjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë personave të përfshirë në aksident dhe vepruan me profesionalizëm gjatë gjithë ndërhyrjes.

Sipas tij, falë punës së efektivëve të Policisë së Gjirokastrës, u bë i mundur edhe identifikimi i personit që ishte larguar nga vendi i aksidentit.

"Në datën 03.07.2026 bëmë aksident. Personi që na aksidentoi iku nga vendi i ngjarjes dhe nuk na dha ndihmën e parë. Djemtë e Policisë u treguan shumë korrektë dhe profesionistë, bënë një punë të shkëlqyer dhe e gjetën personin që na aksidentoi. Ne jemi nga Kosova dhe dua t'i falënderoj shumë për punën që bënë. Kjo është pasqyra e Policisë së Shqipërisë, shumë profesionale dhe shumë korrekte", shprehet ai në mesazhin e dërguar në redaksi.

Në komunikimin me JOQ Albania, qytetari theksoi gjithashtu se si efektivët e Policisë, ashtu edhe stafi i Urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u kujdesën për ta me përkushtim.

JOQ Albania përcjell këtë mesazh vlerësimi për efektivët e Policisë së Gjirokastrës dhe stafin e Urgjencës, duke shpresuar që profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar në këtë rast të shërbejnë si shembull edhe në raste të tjera. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)