Lajme Zone
I dështoi protesta kombëtare, Berisha: Kemi luajtur një rol të rëndësishëm në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I dështoi protesta kombëtare, Berisha: Kemi luajtur një rol të rëndësishëm në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve

Pasi i dështoi për herë të dytë protesta kombëtare, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se mbështetja e tyre ndaj studentëve do të vijojë deri në fund.

Pasi i dështoi për herë të dytë protesta kombëtare, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se mbështetja e tyre ndaj studentëve do të vijojë deri në fund. Sipas tij të rinjtë demokratë dhe populli demokrat do të jetë i tëri në protestë por jo me simbole partiake. Partia Demokratike ka mbështetur, i është përgjigjur e para thirrjes së Sindikatave të Pavarura të Universitetit për protestën studentore të datës 13 tetor. Partia Demokratike, strukturat e saj të forumit rinor, ne kemi një forum rinor, kemi një organizatë partnere në statutin tonë që është Forumi Rinor i Partisë Demokratike, i cili ka degën e saj në universitete, kjo degë me degët kanë luajtur një rol të madh shumë në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve të mbarë vendit, para se sindikata të shpallte bojkotin e universitetit. Para se të shpallet bojkoti dhe greva e universitetit, seksionet apo organizata e forumit, në bashkëpunim me të tjerë, kanë realizuar grevën kombëtare të universiteteve dhe pjesës dërrmuese të gjimnazeve. Të rinjtë demokratë dhe populli demokrat do të jetë i tëri në protestë, jo me simbole partiake, sepse ne respektojmë frymën dhe karakterin qytetar”, tha Berisha. LEXO EDHE:Studentët rikthehen në auditorë në Tiranë, Korçë e Elbasan, pedagogët u kërkuan të ndërpresin bojkotin! Thirrje për protestë te Politekniku (VIDEO) E teksa u pyet nga gazetarët nëse do të jepte dorëheqjen, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por nënkuptoi një ‘jo’ duke pretenduar se ai ishte kundërshtari më i fortë për PS-në. "Berisha është tmerri dhe ferri i narko-zyrtarëve dhe i bandave të tyre. Ndihem krenar. U them puthadorëve të Ramës, se jo ju, shërbëtorë të shpifur të padrinos, këta njerëz e faktuan se kryetarin e tyre e zgjedhin ata dhe askush tjetër", tha ai. lajm ne perditesim... Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: PD protestat kunder qeverise sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 648 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?